Spektakli i bukurisë në Kinë "Miss Bikini Universe" renditi bukuroshen nga Kosova me kostumin popullorë ndër tri veshjet më të bukura në botë.
 
Sidrita Sadikaj u prezantua me flamurin e shtetit të Kosovës edhe pse Kina nuk e ka pranuar pavarsinë e Kosovës.

Bukuroshja nga kosova u përzgjodh në mesin e pesë femrave më të bukura të botës në "Miss Bikini Universe".

Në këtë ngjarje të bukurisë vendin e parë e zuri vajza nga Sllovakia, vëndi i dyti i takoj Portogalisë, ndërsa i treti Kazakistani.

Ndërkohë veshja kombëtare shqiptare nga Kosova, e cila u përgatit nga stilisja Suzana Susuri u përzgjodh në mesin e tri veshjeve më të bukura në botë nga 50 vende pjesëmarrëse në këtë aktivitet.
 
Sidrita Sadikaj

Menjëherë pas këtij suksesi, Sidrita Sadikaj u përzgjodh si imazh për kalendarin e vitit 2014 dhe iu bënë shumë oferta pune nëpër agjenci të ndryshme të modës në Kinë dhe nëpër botë.

Sidrita Sadikaj së bashku me 11 femrat finaliste të shteteve të botës do të qëndrojë edhe për dy javë në Kinë.

Por, gjatë kësaj paraqitjeje njëherësh ajo ka lobuar në Kinë edhe për njohjen e Republikës së Kosovës, pasi është paraqitur me flamurin shtetëror.



Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)