ROMË - Një lëvizje “5 yjet” si ajo e Beppe Grillos që tronditi mbarë politikën e Gadishullit Apenin duke dalë e para parti në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën dhe të hënën ka shumë mundësi të vijë në Shqipëri.
Kreu i lëvizjes “Iliria” në Romë, i lindur në Gramsh dhe ish profesor fizike në Universitetin e Tiranës, i cili jeton prej 22 vitesh në Itali thotë se në 2 prill do të vijë në Tiranë për të lëshuar këtë inisiativë.
“Një lëvizje popullore e tipit Beppe Grillo, jo e tipit Kreshnik Spahiu, apo e kasteve, e njerëzve që vijnë nga zyra të korruptuara, por e njerëzve të thjeshtë është shumë e domosdoshme, sepse në Shqipëri po vriten edhe njerëz që dalin në protestë.
Unë personalisht ndihem Beppe Grillo, në Reggio Emilia një gazetë më cilësoi si Beppe Grillo shqiptar. Do bëj sforcon time që më 2 prill të jem në Tiranë të lëshoj këtë inisiativë”- thotë Kosturi në një lidhje telefonike për Tv A1 REPORT!
Ai tregon se ka qenë në sheshin San Giovani në Romë për ti dhënë mbështetjen lëvizjes “5 Yjeve” dhe do të kërkojë takim me drejtuesit e kësaj lëvizjeje.
Është jashtëzakonisht e domosdoshme për të ndaluar korrupsionin e madh dhe për t’i dhënë moralin politikës. PD, LSI PS Bamir Topi, Kreshnik Spahiu janë të falimentuar nuk mund të bëjnë dot ndryshime në Shqipëri”- nënvizon Vladimir Kosturi.
Vladimir Kosturi, kreu i Lëvizjes “Iliria” në Romë, komenton suksesin e habitshëm të lëvizjes “5 Yjet” në zgjedhjet e fundit në Itali me fjalët se ato kanë qënë “një surprizë edhe për vetë Beppe Grillon! Kjo u duk në sheshin “San Xhovani” në Romë, ditën e premte”, - tha Kosturi, - “ ku unë, në 22 vjet në Itali, nuk e kam parë aq të mbushur atë shesh sa atë ditë! Në sheshin “San Xhovani” ishin mbledhur qytetarë italianë të djathtë dhe të majtë, pra, populli italian provoi me këtë rast se ka edhe një zgjidhje të ndryshme ideologjike, politike, për problemet që ka sot”.
Lidhur me mundësinë e përfshirjes, në një koalicion, të Grillos, kreu i lëvizjes “Iliria” tha: “Absolutisht nuk e besoj, madje as mund të imangjinohet, një koalicion i tij, qoftë me partinë e djathtë apo koalicionin e majtë, sepse programi i Beppe Grillos është akuzuar si antipolitik, si më afër njerëzve, që shtron probleme konkrete, që përmbledh kastën e djathtë dhe të majtë të partive”.

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)