Një propozim-paketë për zgjidhjen e të gjithave çështjeve dypalëshe ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë do të sjellë në Tiranë ministrin e Jashtëm N. Kotzia në fillim të muajit Qershor, bëjnë me dije mediat greke.
Propozimi grek do të prezantohet me rastin e plotësimit të 20-vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së fqinjësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendve në vitin 1996.
Çështjet kryesore që duhet të zgjidhen janë kufizimi i Zonës Ekonomike Ekskluzive ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë (deti), zgjidhja e çështjeve të pasurive që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, si dhe çështja e mbledhjes së eshtrave të 11 000 ushtarëve Grekë , të cilët u vranë më 1940-41 gjatë luftës Italo-Greke që mbeten të varrosur në vende të ndryshme.
Mediat greke thonë se, kjo çështje është trajtuar në mënyrë jo formale që prej periudhës së Enver Hoxhës, por mbetet e pazgjidhur.
Në propozimin që do të paraqitet do të përfshihet dhe çështja për mbrojtjen e Minoritetit në Shqipëri, ku dhe gjatë muajve të fundit, pavarësisht presioneve të vazhdueshme gjatë muajve të fundit nga Athina, janë rregjistruar shkelje të të drejtave fetare dhe politike të Grekëve të Vorio Epirit citojnë mediat helene
Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com