Ngjarja me hartën e Shqipërisë së madhe në gjimnazin e Hanias në Greqi, ka përhapur polemika në rrethet politike greke.

Në gjimnazin e Hanias, në Kretë, diplomati shqiptar, konsulent i ambasadës amerikane, është fotografuar bashkë me disa fëmijë shqiptarë pak përpara fillimit të orës së gjuhës shqipe. Njëri prej fëmijëve mbante veshur një bluzë sipër të cilës ishte shtypur harta e Shqipërisë e madhe, e cila përmban edhe disa qytete greke.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, e ka quajtur “incident” ngjarjen në gjimnazim e Hanias dhe i pyetur nga deputeti demokrat Theodhoros Karaoglu ka deklaruar se Ministria e jashtme denoncon manifestimet ksenofobike dhe raciste si edhe nacionalizmin ekstrem bashkë me çdo tendencë irredentiste.

“Sa i përket ngjarjes në Hania, do të theksoj se fillimisht, bëhet fjalë për një incident të izoluar, shprehet Kotzia duke shtuar se nuk duhet të vihet në shënjestër asnjë fëmijë i cili as që është i vetëdijshëm për mesazhet që përcjellin imazhet në bluzën e tij..

“Përgjegjës për këtë incident janë ata që përdorin fëmijët si mjete provokimi me shprehje të tendencave revizioniste në raport me drejtën ndërkombëtare”, shprehet Ministri i jashtëm grek.

kozia

Gjimnazi i Hanias

d.gj/ Shqiptarja.com