Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar në një ceremoni romantike në Portofino, Itali në mbrëmjen e së dielës. Kourtney, 43 vjeçe zgjodhi një fustan të shkurtër për t'i thënë "Po, pranoj" partnerit të saj 46-vjecar në kështjellën Castello Brown.
Fustanin e shkurtër e kishte shoqëruar me një palë taka të larta dhe një vello shumë të gjatë prej dantelle. Duke postuar një seri fotosh të çiftit duke u puthur teksa u shqiptuan burrë e grua, Kourtney shkroi: 'lumturi përgjithmonë'.
Të pranishëm në dasëm ishin familjarët dhe miqtë e ngushtë VIP të çiftit. Familja e saj e famshme ishte e gjithë aty për ta mbështetur në ditën e saj të veçantë, duke përfshirë motrat e saj Kim, Kylie, Kendall dhe Khloe dhe nënën e saj Kris Jenner.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komente

