Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar ligjërisht ditën e diel.
Raportohet se ylli televiziv dhe bateristi zhvilluan një ceremoni martesore në Santa Barbara, ku të pranishëm ishin disa miq dhe anëtarë të familjes.
Kardashian, 43 vjeç dhe Barker, 46 vjeç, u fejuan në tetor të vitit 2021 në plazh në Montecito, Kaliforni. Dyshja kishin qenë në lidhje për më pak se një vit ku më pas Barker u ul në gjunjë duke i propozuar Kourtney-t.

Mamaja e Kourtney, Kris Jenner, 66 vjeç, tha më 9 maj se ishte betuar që nuk do të tregojë asgjë nga detajet e dasmës së vajzës së saj.
Ajo u tha njerëzve: “Nëse them një gjë për dasmën e saj, do të jem në telashe të mëdha", tha Jenner.
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker
Komente

