Kourtney Kardashian martohet me Travis Barker, pamjet nga dasma në Itali me të ftuar të famshëm

Kourtney Kardashian martohet me Travis Barker, pamjet nga dasma në Itali me të ftuar të famshëm

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar në një ceremoni romantike në Portofino, Itali në mbrëmjen e së dielës. Kourtney, 43 vjeçe zgjodhi një fustan të shkurtër për t'i thënë "Po, pranoj" partnerit të saj 46-vjecar në kështjellën Castello Brown.

Fustanin e shkurtër e kishte shoqëruar me një palë taka të larta dhe një vello shumë të gjatë prej dantelle. Duke postuar një seri fotosh të çiftit duke u puthur teksa u shqiptuan burrë e grua, Kourtney shkroi: 'lumturi përgjithmonë'.

Të pranishëm në dasëm ishin familjarët dhe miqtë e ngushtë VIP të çiftit. Familja e saj e famshme ishte e gjithë aty për ta mbështetur në ditën e saj të veçantë, duke përfshirë motrat e saj Kim, Kylie, Kendall dhe Khloe dhe nënën e saj Kris Jenner.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)