Kourtney Kardashian, ndau sot për herë të parë me adhuruesit e saj në Facebook dhe Instagram, foton e djalit 4-muajsh Reign Aston Disick. Bukuroshi i vogël ishte shtrirë dhe buzëqeshte përpara kamerës, me sytë e mëdhenj, tipikë të fëmijëve Kardashian dhe paraardhësve të tyre.

Teksa shohim foton nuk mund të mos e bëjmë krahasimin e pinjollit më të vogël Kardashian me vëllain dhe motrën e tij, që duket se në ditët e para të lindjes, por jo vetëm, kanë të njëjtën prerje.

Ajo që na habiti më së shumti ishte fakti se 35-vjecarja e shpërndau foton e djalit të saj në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, ndërkohë që në shtatzënitë e mëparshme, imazhin e të sapolindurve e kemi parë në kopertinën e revistës që ka ofruar shumën më të majme në këmbim të ekskluzivitetit të fotografive.
reign
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)