Kova e akullit, Berisha pranon sfidën
e një të riu, s’përmend Metën

Kova e akullit, Berisha pranon sfidën<br />e një të riu, s’përmend Metën
TIRANE- Edhe ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar nismës në mbështetje të të sëmurëve me sklerozë amiotrofike laterale ALS (amyotrophic lateral sclerosis). Duke pranuar sfidën e të riut Artur Neli, por edhe të gjithë atyre personave që e kanë dominuar, ish-kryeministri ka zgjedhur të derdhë një shumë parash në llogarinë e kësaj lëvizje botërore. E megjithatë në shkrimin e tij në “Facebook”, Berisha nuk përmend kreun e Kuvendit Ilir Meta, i cili e dominoi atë gjatë realizimit të gjestit të kovës me ujin e akullt.
 
“Faleminderit Artur! Unë e pranoj sfidën!
 
Të dashur miq, i riu Artur Neli, por dhe qytetarë dhe personalitete të fushave të ndryshme të artit e kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë e kanë njoftuar në Facebook etj, se më kanë sfiduar me gjestin e derdhjes së kovës së ujit me akull mbi kokë, si akt solidarizimi me këtë lëvizje botërore që ka si qëllim bamirësie mbledhjen e fondeve në mbështetje të të sëmurëve me sklerozë amiotrofike laterale ALS (amyotrophic lateral sclerosis). Kjo është një sëmundje kronike degjenerative e trurit dhe palcës së kurrizit që shkakton humbje të kontrollit të muskujve të vullnetshëm, dëmton dhe nervat e të folurit, gëlltitjes, lëvizjes së gjymtyrëve.
 
Duke falënderuar përzemërsisht Arturin dhe të gjithë ata që më kanë nominuar e pranoj me kënaqësi sfidën dhe i përgjigjem asaj duke derdhur në llogarinë bankare të kësaj lëvizje botërore, siç përcaktohet në rregullat e saj, një shume modeste”, shkruan Berisha.
berisha per asl

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë