Kovaçi paralajmëroi protestën e radhës të pedagogëve, reagon Partia e Lirisë: E mbështesim, kërkesat e tyre janë injoruar nga qeveria

Kovaçi paralajmëroi protestën e radhës të pedagogëve, reagon Partia e Lirisë: E mbështesim, kërkesat e tyre janë injoruar nga qeveria

Sandër Kovaçi

Partia e Lirisë ka shprehur mbështetjen për protestën e paralajmëruar nga pedagogët më 22 shkurt në orën 12. Prej afro gati 4 muaj tërheqje, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi paralajmëroi një javë më parë për protestën e radhës, pasi nuk janë plotësuar kërkesat që patën deklaruar aso kohe. Sekretarja për Cështjet Sociale dhe Barazinë Gjinore në PL, Bruna Paskali ka shprehur mbështetjen për këtë tubim të radhës me argumentin se arsimi ndiqet me politika shkatërruese çka ka nxitur largimin masiv të të rinjve jashtë vendit.

“Jam sot përpara jush për të shprehur mbështetjen e Partisë së Lirisë për Tubimin Kombëtar Universitar të thirrur nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve Shqiptare, ditën e mërkurë, datë 22 Shkurt përpara korpusit qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Ky tubim vjen pasi kërkesat legjitime të pedagogëve dhe stafeve ndihmës akademike e administrative, drejtuar zyrtarisht dhe publikisht institucioneve përkatëse, janë injoruar nga qeveria.

Faktet janë të rënda dhe flasin vetë:

  • -              arsimi i lartë financohet në nivele shumë të ulta nga qeveria e inceneratorëve dhe rrugëve të shtrenja, as 0,7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto,
  • -              ora mësimore paguhet mbi 50% më pak se rajoni dhe universitetet private në vend,
  • -              pagat janë mbi 40% më të ulta se në rajon,
  • -              kërkimi shkencor financohet nën 0,1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto,
  • -              mungojnë investimet në mjediset e punës, ato laboratorike, biblioteka e kampuset studentore.

Kjo situatë e rëndë në arsimin e lartë, bashkë me faktin që Tirana është qyteti më i shtrenjtë ne rajon për kosto jetese pas Beogradit, ka sjellë varfërimin e studentëve shqiptarë, që i besuan formimin e tyre universiteteve në vend, duke i detyruar ata të punojnë deri mbi 8 orë në ditë e duke cënuar rëndë procesin e frekuentimit në universitete.

Ndërkaq kemi:

  • -vetëm një rritja me 7% të pagave të profesoratit nga Qeveria, shumë larg kërkesës së tyre  legjitime për një nivel page sa ajo e universiteteve publike të Kosovës dhe kjo brenda 2 viteve,
  • -mospërfshirje në VKM-në Tetor 2022 të rritjes së pagave për stafin ndihmës akademik dhe administrativ
  • -dhe goditje të rëndë të arsimit të lartë me VKM-në 741 të datës 23 Nëntor 2022, që sjellë rrezikimin e mbylljes së shumë universiteteve e degëve, sidomos ato të rretheve,

Si rezultat i politike shkatërruese për arsimin e lartë kemi një largim masiv të të rinjve për studime jashtë shtetit (rreth 12 mijë çdo vit), largimin jashtë vendit të profesoratit dhe mbylljen e dhjetra degëve në universitetet e vendit, duke varfëruar e zbrazur këtë vend nga elitat intelektuale.

Me këto politika për arsimin e lartë qeveria vazhdon të dëshmojë se nuk e do rininë tonë, madje po bën gjithçka që ta largojë duke shpopulluar e shkretuar vendin.

Për t’ju kundërvënë këtyre politikave shkatërruese të qeverisë bëj thirrje të dalim të gjithë në mbështetje të profesoratit dhe punonjësve mbështetës, në Tubin e tyre Kombëtar Universitar, ditën e mërkurë, në datë 22 Shkurt.”- tha Sekretarja për Cështjet Sociale dhe Barazinë Gjinore, Bruna Paskali.

Kujtojmë se pas protestës së pedagogëve, kryeministri Rama lajmëroi një rritje page me 15% për stafin akademik, ku 8% do të ofrohej nga qeveria ndërsa pjesa tjetër nga bordet e universiteteve. Edhe pse në retorikën e pedagogëve flitet më tepër për rritjen e pagave, kërkesat e tyre nuk kanë qenë vetëm kaq. Sidoqoftë, edhe pse kanë ftuar edhe studentë në protestë, këta të fundit as nuk kanë denjuar të shkojnë. Pasi refuzuan ofertën e Ramës, pedagogët vijuan me protestat, madje rreth muajit nëntor paralajmëruan edhe bojkotim të periudhës së sezonit në universitete, gjë që kreu i Sindikatës kur u pyet për mediat e mohoi. Pasi caktoi datën 22 shkurt për protestën e radhës, Kovaçi u shpreh se përpos kërkesave që kishin paraqitur atë kohë, janë shtuar edhe disa të tjera, ama nuk u ndal.

Kërkesat e pedagogëve përfshijnë rritje page me 50%.

  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaleshi Mersepe Çafajt: 20/02/2023 12:22

    O Zot spiuni i ndyr i Shikut do protestoi se si dalin 30 miljon lek në vit që marin se i pam te Stopi. E ky fëlliqsira e Shikut spiuni i ndyr zari Sali bajgës do demostroi.

    Përgjigju
  • nurian: 19/02/2023 15:43

    do krijosh partine apo do krijosh aleance

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat