Personazhi i TikTok, Kozak Braçi, është gjobitur nga policia me 1 milion lekë të vjetra gjobë për ndotje të ambientit.
Kozaku ka hedhur mbeturina nga makina në lëvizje, video të cilën e kishte publikuar në rrjetet sociale.
Forcat e Komisariatit Nr.4 e identifikuan dhe zbuluan se video ishte bërë disa kohë më parë.
Bashkë me Kozakun në makinë ndodhej një turist, të cilit i thotë se mbeturinat mund t’i hedhë nga dritarja e makinës, pasi në Shqipëri kjo nuk është problem, ndërsa turisti shprehet tejet i habitur me veprimin.
Së fundmi, ishte Komisariati nr. 4, i cili u vu në lëvizje, pasi personazhi i Tik-Tok është banor i zonës së Alliasit. Për të verifikuar rastin Kozak Braçi u shoqërua në komisariat për të kryer procedurat e gjobës, e cila iu vendos bazuar në nenin 15 të Kodit Rrugor, për veprime të ndaluara, i cili përfshinë në pikën “f”, hedhjen ose grumbullimin e mbeturinave ose materiale të çfarëdo lloji.
Ky veprim dënohet nga 25 mijë deri në 100 mijë lekë të reja. Braçi po hetohet në gjendje të lirë.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me 100 000 lekë gjobë, 32-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas duke hedhur mbeturina nga dritarja e automjetit në lëvizje, ku ishte pasagjer, kryen verifikimet për nxjerrjen e këtij shtetasi, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë.
Gjithashtu, materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm.
-
Cja kan bere mire ketit mother fucker
Përgjigju -
problem problem hahahahahha
Përgjigju -
Plehre njeri, jo vetem ti, por te gjithe ata ndyresira me makina te bukura apo te vjetra qe s'mesuan njehere te jene qytetare, por i flakin mbeturinat ne rruge.
Përgjigju-
Do ca kohe qe disa shqiptare te kthehen ne njerez...e pastaj ankohenkut u tregon ligjin. Pune te mbare shtetit!
-






Komente
Komento