Gazetarja Kozeta Kurti ka reaguar pas “përplasjes virtuale” mes Luiz Ejllit dhe gazetarit Mentor Kikia. Ishte ky i fundit ai i cili e cilësoi Luizin si person pa asnjë vlerë e më pas reagoi edhe vetë personi i përmendur.
Nga ana tjetër Kozeta i del në mbrojtje Luizit duke përmendur arritjet e tij e madje thotë se problemi është media e cila keqinterpreton deklaratat, që më pas sjellin të tilla konflikte.
“I vetmi problem, në këtë rast dhe mijëra të tjerë, është fakti se media jonë, nga ato më “prestigjiozet”, deri tek ato me IP dhe laptop nga banja e shtëpisë, është keqinterpretimi i qëllimshëm i ligjëratës së Aurela Gaçes, çka çon pastaj në këtë tifozerinë histerike që ky milet e ka fort për zemër.
Kurse të thuash, që Luiz Ejlli është pa kurrëfare vlere, nuk e di nga e nxjerr!
Është e vërtetë që Luiz Ejlli është produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu, Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Linda Halimi, Mateus Frroku, Greta Koçi, Hersi Matmuja, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj etj.
Është fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në Big Brother është nga të paktët që ka hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” (ndonëse unë kam një qasje tjetër për VIP-in), ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin kush janë.
Pastaj, edhe këtë reality show, varet si e përdor; Arbër Çepani është produkt Big Brotheri, por është sot një nga sipërmarrësit më të njohur të gjeneratës së tij.
Nuk ka faj Luizi që mund të postojë për kokërr të qejfit të vet një pjatë me fasule në rrjetet e veta sociale e “kolegët” e tu e të mitë nxitojnë ta bëjnë lajm për të kap’ ndonjë view prej tij!
P.S. Doja ta lija si koment në postimin tënd Mentor Kikia, por s’më lejonte.”-shkroi ajo.