KPA cakton trupat gjykuese për Tom Ndrecën dhe Artan Lazajn
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka publikuar sot emrat e trupave gjykuese që do të shqyrtojnë ankesat e gjyqtarëve Artan Lazaj e Tom Ndreca.
Gjyqtarët Artan Lazaj e Tom Ndreca
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka publikuar sot emrat e trupave gjykuese që do të shqyrtojnë ankesat e gjyqtarëve Artan Lazaj e Tom Ndreca. Gjyqtari i gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, Artan Lazaj, do të rivlerësohet nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, e Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë të trupës gjykuese.
Gjyqtari Lazaj u shkarkua nga KPK më 4 shtator, pasi rezultoi sipas hetimeve të KPK-së se kishte probleme me pasurinë e tij. Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici arriti në përfundimin se gjyqtari Lazaj kishte bërë deklarim të rremë dhe ka patur 17 probleme serioze me pasurinë.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, është shkarkuar nga KPK më 17 korrik, pasi u gjet se Ndreca nuk plotësonte kriteret për të vijuar punën.
Gjyqtari Tom Ndreca, i njohur për gjykimin e dosjes së 21 janarit dhe për fitoren që i dha Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, do të gjykohet nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, anëtarë të trupës gjykuese.
Tom Ndreca nuk e kaloi kriterin e pasurisë pasi në 7 vite ka deklaruar blerjen e 4 apartamenteve për të cilat nuk ka justifikuar burimin e të ardhurave.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3560
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor, 10:31
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor, 16:37
-
Largohet nga vetingu gjyqtarja e Gjykatës së Gjirokastrës Mirela Iliopullo! E konfirmon dhe KPA
6 Dhjetor, 15:12
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
-
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
22 Nëntor, 12:05
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Lushnjës Artan Hazbi
20 Nëntor, 10:51
-
Apeli i GJKKO-së i përgjysmon dënimin Ardian Hajdarit, ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit! Akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie (VENDIMI)
18 Nëntor, 12:21
-
KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtares së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri
14 Nëntor, 16:43
-
KPA konfirmon shkarkimin e prokurores së Kurbinit, Ajola Prençi
14 Nëntor, 11:18
Po pse çfar kërkon tom dreçi që të vjedhi pa fund se kupton tom dreçi që e ka ngrën dreçi.
PërgjigjuPo pse çfar kërkon tom dreçi që të vjedhi pa fund se kupton tom dreçi që e ka ngrën dreçi.
Përgjigju