KPA i ankohet amerikanëve: SPAK nuk po respekton afatet procedurale në procedimet penale për gjyqtarët tanë! Kim pas takimit me Krajën: Të korruptuarit do të hetohen

KPA i ankohet amerikanëve: SPAK nuk po respekton afatet procedurale në procedimet penale për gjyqtarët tanë! Kim pas takimit me Krajën: Të korruptuarit do të hetohen

Drejtuesja e OPDAT, Albana Shtylla

Përmes një letre drejtues zyrës së OPDAT, kryetarja e Kolegjit të Posaccëm të Apelit, Albana Shtylla, ankohet për procedimet penale ndaj gjyqtarëve të Kolegjit në të cilët sipas saj nuk po respektohen afatet procedurale. Shtylla shkruan se gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, prej fillimit të vitit 2020 janë përballur me kallëzime penale të bëra nga ish subjektet e rivlerësimit, ndaj të cilëve është marrë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.

Duke marrë shembujt e Luan Dacit dhe Ardian Hajdarit, Shtylla thotë se gjyqtarët e Kolegjit shprehin shqetësimin se kallëzimet penale dhe procedimet lidhur me to si edhe mosshqyrtimi apo gjykimi, brenda afateve procedurale veçanërisht i çështjeve të sipërpërmendura, por jo vetëm, kanë vështirësuar ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore të Kolegjit, për më tepër i ka vendosur ata nën një presion të vazhdueshëm për kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese, duke rrezikuar në këtë mënyrë seriozisht funksionalitetin e Kolegjit, për rrjedhojë dhe të vetë procesit të rivlerësimit.

'Për gjyqtar Luan Dacin tashmë ka një vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjyqtarët e Kolegjit nëpërmjet kësaj shkrese shprehin shqetësimin për një gjykim të rekursit të paraqitur prej gjyqtar Dacit, brenda afateve të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, si dhe në përputhje me këto dispozita ligjore proceduriale dhe parimet e procesit të rregullt ligjor. Gjyqtar Ardian Hajdari, në muajin korrik të këtij viti është njoftuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që ndaj tij ka pasur një kallëzim penal, për të cilin kjo prokurori ka regjistruar procedim penal, por pa i atribuar ende këtij regjistrimi një emër konkret", shkruan ajo.

"Nëpërmjet shprehjes së këtij shqetësimi, kërkojmë të sjellim në vëmendjen tuaj, duke respektuar plotësisht pavarësinë dhe paanësinë në ushtrimin e detyrave dhe vendimarrjet tuaja, që gjatë procedurave për trajtimin e këtyre kallëzimeve dhe procedimeve penale nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo gjatë gjykimit të tyre në të gjitha shkallët e gjyqësorit përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, të garantohen, të drejtat procedurale, zbatimi i afateve proceduriale, transparenca në përputhje me parashikimet ligjore, si dhe efikasiteti për kryerjen e një procesi të drejtë dhe të shpejtë, me qëllim që të mos pengohet veprimtaria dhe moscënohet funksionaliteti i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe i procesit të rivlerësimit. Gjyqtaret e Kolegjit te Posaçëm të Apelimit, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për respektimin e të gjitha parashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtat dhe detyrat e tyre, kërkojnë nëpërmjet kësaj shkrese mbajtjen në konsiderate të shqetësimeve të sipërpërmendura, për t'iu përgjigjur së bashku sifidave të zbatimit të Reformes në Drejtësi", përfundon letra e  kryetares së Kolegjit të Posaccëm të Apelit, Albana Shtylla.

Ndërkohë pas letrës së dërguar në drejtim të OPDAT në ambasadën amerikane nga ana e drejtueses së KPA, Albana Shtylla, e cila është ankuar për SPAK, institucion i cili sipas saj nuk respekton afatet proceduriale në hetimet për gjyqtarët e KPA, ambasadorja amerikane ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Arben Kraja.

Nuk dihet nëse ky takim mes ambasadores amerikane dhe kreut të SPAK, vjen pas kësaj ankese, por diplomatja amerikane nënvizon se do të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund të jetë një individ.

Letra e kryetares së Kolegjit të Posaccëm të Apelit, Albana Shtylla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
Yuri Kim për SPAK: Të korruptuarit do të ndiqen penalisht pavarësisht sa të fuqishëm janë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK. Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kim përmes një postimi në Tëitter.

Kim shkruan se SPAK do të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund të jetë një individ.

"Takova sot shefin e SPAK për të nënvizuar edhe një herë pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar - pavarësisht sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë. Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi", shkruan Kim.

Ky takim dhe mesazh i Kim vjen pas letrës së dërguar në drejtim të OPDAT në ambasadën amerikane nga ana e drejtueses së Kolegjit të Posaccëm të Apelit Albana Shtylla, e cila është ankuar pikërisht për SPAK, institucion i cili sipas saj nuk respekton afatet proceduriale në hetimet për gjyqtarët e KPA.

 

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy