KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha! U kundërshtua nga ONM! Theo Jacobs pas vendimit: Kjo nuk është drejtësia që duan shqiptarët

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 3 qershor 2021 konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës, duke konstatuar se nuk ka probleme në tre shtyllat e verifikimit si ana profesionale, aspekti i pastërtisë së figurës dhe pasurisë. Por kjo nuk ka bindur vëzhguesit ndërkombëtar të ONM, të cilët kanë kërkuar sot ankimimin e vendimit përmes Komisionerit Publik.

Konfirmimi i Gerd Hoxhës u kundërshtua nga përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs i cili teksa theksoi se drejtësia duhet të bazohet në fakte nënvizoi se kjo nuk është drejtësia që meritojnë shqiptarët e as Apeli. Po pavarësisht ndërhyrjes së tij, në seancën e Apelit nuk pati debate, pas deklaratës së tij gjyqtarja tha se vendimi ishte marrë.

'Në emër të  shërbimit ndërkombëtar e kundërshtoj që ky vendim të ketë fuqi. Drejtësia është një gjë që shërbehet ky veprimet bazohen në fakte. Kolegji i Posaçëm i Apelit dhe shqiptarët meritojnë më tepër se ky vendim.'- tha Theo Jacobs.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u paraqiti Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për gjyqtarin Gerd Hoxha. 

Komisioneri Publik, Darjel Sina u qëndroi të gjitha shkaqeve të ankimit, duke e konsideruar jo të plotë dhe në përputhje me provat, hetimin e kryer në shkallën e parë të vettingut. Ai e cilësoi vendimin e KPK të cenueshëm dhe kërkoi rivlerësimin e pasurive, hetimin e mëtejshëm të tyre si dhe rikryerjen e analizës financiare.

Sipas ONM një apartament me sipërfaqe 125 m2 në Tiranë në vitin 2011, në bashkëpronësi me ish-bashkëshorten, subjekti ka deklaruar se ka paguar individualisht shumën 6.5 milionë lekë. Hoxha ka sqaruar se gjysma e apartamentit i është dhuruar ish-bashkëshortes nga pala shitëse, për shkak të marrëdhënies së posaçme mes tyre.

Vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs vërejti se në vitin 2011 rezultonte një rivlerësim i apartamentit në shumën 23 milionë lekë. Sipas tij, dukej se pala shitëse i kishte dhuruar një vlerë 5 milionë lekë edhe vetë subjektit të rivlerësimit. Hoxha e kundërshtoi këtë konstatim duke theksuar faktin se nuk bënte pjesë në shkaqet e ngritura në ankimin e Komisionerit.

Ai kundërshtoi edhe konstatimin se e kishte përdorur banesën përpara deklarimit. Si argument për këtë pretendim, Hoxha solli në vëmendje aktet e dorëzuara për marrjen e kredisë kur rezultonte se apartamenti kishte qenë i pabanueshëm.

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demir: 07/07/2022 11:44

    Demiri Turp per kpa! Nje gjykates si Gerd Hoxha qe ka bere si i ka dashur qejfi,qe per te njejten ceshtje, me te njejtat prova,pa kurrfare ndryshimi,ka dhene vendime te ndryshme: 2 here radhazi kundershton vendimin e prokurorit dhe vendimet marrin forme te prere, edhe ne apel, me pas bie ne ujdi me prokurore si N.Tota dhe pa asnje fakt te ri, ne.menyre te.cuditeshme, vendos ndryshe pa analizuar asnje prove. Dhe jane dhjetra raste te tjera , e as kpk, as kpa, por as klp, nuk e ndeshkojne. Po pse me gjyqtare te tille do behet drejtesia? Si ka mundesi qe kpa, nuk degjon perfaqesuesin nderkombetar te monitorimit, kur te hua jt po investojne, nuk merr parasyshe ata fakte e prova tronditese te pasurise se paligjeshme

    Përgjigju
    • albania: 07/07/2022 14:09

      drejte Demir. KPA ne duart e sistemit antishqiptar. drejtesia shqiptare ne rrezik me nje gjyqtar te tille ..... mjere ai qe do te kete te beje me kete person ...

  • medet: 07/07/2022 11:39

    Popull kar!

    Përgjigju
  • Iris: 07/07/2022 01:01

    Me terrhoqi vemendjen deklarata e gjyqetares qe tha se /VENDIMI ISHTE MARRE/.Si u marrka nje vendim pa debate dhe menjehere pasi z.Jacobs ka bere nje verejtje?!Kur e morren kete vendim?E morren nje nate me pare qe e bene fakt te kryer sot?!

    Përgjigju
  • Veting per KPK e KPA: 07/07/2022 00:45

    Uauu cdeklarate Theo, mosperfillja e drejtueses e seances ne fund. Ishte shume e ulet dhe pa nivel kulture, pa mbaruar fjalen Theo i ONM-se, donte te largohej. Por habija e kryegjyqtare Shtylla si ne krye te KPA-se dhe sdinte cte bente, me habiti qe te merrte komandimet e asaj gjyqtares ordinere mu duk, te pakten te degjonte fjalen deri n fund Theon. Rezulton se keto gjyqtare marin para vendimeve, per gjyqtare si ky qe kalon veting, ne fytyre ky duket eshte pazarci dhe mashtrues qe nuk jep drejtesi, por vjedh per zaptues. Sic duket nga komentet nuk eshte per drejtesi, sekser per ti dhene politikan, oligarkeve fuqi ne drejtesi. Mos harroni drejtuesit e KPA dhe KPK kontrollohen shpejt per pazare me gjyqtare per veting, duke I ndjekur ne kafene, restorante, zyra e shtepia qe marrin rryshfeta me seksera per te kaluar veting per drejtuesit KPK, KPA. Bravooooo Theo ne media dil shpesh se del pislleku i tyre dhe ato rroga te majme qe paguan bota e populli i varfer per keto gjyqtare. Futen ne rrjet perseri verifikimi per veting anetaret KPA dhe KPK-se me familjare, jane pasuruar me shume apo jane njesoj. Besoj do rritet pasuria apo shpenzimet qe bejne tani pas vetingut. Kur flet I huaj tregon se ju sheh jeni pazare per njerez te korruptuar si ky Hoxha.

    Përgjigju
  • Neri: 06/07/2022 22:54

    Ku shkuan gjyqetar me intigritet! A mund te na thoni o pinolla e korrupsionit ju te kolegjit...ku eshte prokurore sevdari, z.hajdarmataj gjyqetar z. Selita! A mund te na thoni o pinjolla e kurrupsionit te reformes drejtesi qe po vendosni njollen me te madhe..kush eshte spaku qe sflet, arben kraja mos hesht po hap hetim mbi ato qe flasin ne emer te reformes dhe shperdorin detyren duke shkarkuar njerez me intigritet te larte moral dhe intelektual ne sistem

    Përgjigju
  • Mynxyre: 06/07/2022 22:46

    Ky eshte komplot kunder reformes. Degjoni fjalet e Theo Jacobs qe thote se faktet e vendimit i keni rendit per ti sherby vendimit te marre qe me pare. Shikoni dy komplotistet kryesore Albana Shtylla dhe Rezarta Shuetz qe emzi presin te ikin se skan fytyre te perballen akoma me ate pisllek vendim qe dhane. Sidomos ajo baresha Shuetz qe hyri aty pa plotesu asnje kriter dhe ne kundershtim me ligjin. E paskeni lyer mire qerren po njolle Do te jete ne fytyrat tuaja ky vendim. Bravo Gerdo se i luajte fort guret dhe e i grasatove me njerezit e duhur. Ne nje vend tjeter keto tre kukumjackat do ishin ne hetim tani. Turp

    Përgjigju
  • Pranvera: 06/07/2022 22:02

    Si mund te konfirmohet ky zgjebaruk vetem kpa e di. Turp i kesaj reforme qe nuk njeh tupre qe kane degdisur rrugeve njerez pa asnje faj arsyet me ta paimagjinueshme qe ekzistojne. Sot shume prej tyre nuk jane me ne sistem padrejtesisht dhe vazhdon ky fytyre miu i korrpsionit te ushtroje detyren e nderuar ze gjyqtarit, ky pis si e gjithe familja qe ka. Turp e faqja zeze o reforma e pa reforme.

    Përgjigju
  • Ta gezojme reformen: 06/07/2022 21:37

    E keni dhurate nga Cim Gani, ai hajduti qe ben ligjin ne KPA me zarin e vet Rezarta Schuezin. Ia kishte premtuar dhe e mbajti fjalen per ta kaluar me voten e njeriut te vet. Vazhdon Cim Gani te vendose kush rri e kush iken ne sistemin e drejtesise dhe asnje nuk del ta fuse ne burg kete mamuth korrupsioni. Sa per kete bosin e Memaliajt ta gezoni se tani qe kaloi e keni o ne gjykate te larte o ne te apelit ae nuk ndalet me tani! Turp te mendosh sa njerez te mire e me integritet kane ikur e te kaloje ky gjeli kokerrjepur qe spywt per familjen e vet e jo me per te tjete

    Përgjigju
  • albanian nation: 06/07/2022 21:20

    THEO JACOBS,,,THANK YOU FOR YOUR GOOD JOB,,,,CONTINUE LIKE THIS,,,,,SEND THESE TRASH PEOPLE WHERE THEY BELONG IN JAIL....

    Përgjigju
  • Baba: 06/07/2022 19:49

    Reforma e edvin psikopatit

    Përgjigju
  • Plaku: 06/07/2022 19:06

    Epo kur kaloi ky e te hiqet nga Puna Dritan Banushi per nje gjysem shtepi te prinderve eshte vertet e turpshme. E paskan lyer mire qerren Oligarket

    Përgjigju
  • Luan: 06/07/2022 18:36

    Nëse KPA konfirmon një lëtyrë si ky, përfytyroni pak se nga çfarë këllirash përbëhet KPA.

    Përgjigju
    • tezja: 06/07/2022 18:59

      Pra ashtu si KPK edhe KPA paska filluar te marre shuma te majme. Turp te kaloje ky kampion i korrupsiont!

  • Nari: 06/07/2022 18:14

    Po turp tu vi qe e late kete ajdut e maskara ne detyre po qenkeni te gjithe nje soj nuk behet aty ai vend po ai eshte per burg per pasurin per gangot qe ka nxjere nga burgu dhe per pallatet qe nderton ku i gjeti parat turp

    Përgjigju
  • Halimi: 06/07/2022 17:40

    a more Theo Jacobs ke te drejte po je ne vendin e shqiponjave ketu. shije e hidhur eshte ta degjosh nga ata qe deri tani i kishin dhene besimin publikut ne gjykim- por zgenjyen dhe keta te KPA. Gerd Hoxha eshte nje nga ikonat e korupsionit ne Shqiperi por i ka bere sherbime politikes majtas dhe djathtas dhe oligarkeve te ketij vendi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria