Komisioneri Publik pritet që të ankimojë në KPA vendimin e KPK për Gerd Hoxhën, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur ditën e sotme Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 3 qershor 2021 konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës, duke konstatuar se nuk ka probleme në tre shtyllat e verifikimit si ana profesionale, aspekti i pastërtisë së figurës dhe pasurisë. Por kjo nuk ka bindur vëzhguesit ndërkombëtar të ONM, të cilët kanë kërkuar sot ankimimin e vendimit përmes Komisionerit Publik.
ONM e lidhi kërkesën me dy vendime të Hoxhës në kohën kur ka qenë anëtar i KLD-së – votë pro lejes së pushimit për ish-gjyqtarin Gjin Gjoni dhe vendimit kundër kërkesës së ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtarit Petrit Aliaj, – që sipas ONM-së “ka cenuar besimin e publikut te drejtësia”.Një gjetje e tretë e ONM-së kishte të bënte me një dosje penale në ngarkim të një infermiereje dhe farmacistes të QSUT-së për abuzime me barnat për të sëmurët me kancer.
Gjithashtu, KPK vuri në dukje disa mungesa burimesh financiare sa i përket pasurive që gjyqtari kishte së bashku me ish-bashkëshorten Elbana Lluri, po ashtu gjyqtare.
Hoxha është diplomuar në Magjistraturë në vitin 2003 dhe prej 18 vitesh është gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.
IKP Njoftim për shtyp 8 korrik 2021 !
I.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, REPORT TV zbardh vendimin e Gjykatës: Sherri nisi për një dollap mes Gjergj Zaharisë e Princ Lekës! Ja pse u shfajësua Elia
22 Janar, 21:51
-
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht të divorcuar! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1mijë euro këngëtares për fëmijët
22 Janar, 15:53
-
Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani në KPA, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi
21 Janar, 09:31
-
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia, probleme me pasurinë
20 Janar, 18:38
-
Vrau 81-vjeçarin me çekiç pas kafes në shtëpi, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin
17 Janar, 11:07
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
I dënuar për drogë, Gjykata e Tiranës sekuestron pasuritë e familjes së Sokrat Carit! Ndërroi jetë para 3 viteve
16 Janar, 10:12
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut
23 Dhjetor 2024, 09:48
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor 2024, 19:41
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
po dhe ky ishte pjese e zinxhirit te kalbut te ketyre qe i kane mare frymen ketij vendi. ka te drejte OMN ta ankoje qe te zhduket dhe kjo plehre.
PërgjigjuNuk ka njeri me negativ, sa ishte PD ne pushtet puthador dhe ogic i Eduard Halimit, sa fitoi ps e ktheu pllaken denoi Bashen. Njeri servil dhe i korruptuar. Nese kalon dhe ky atehere i bie qe kane hequr kot shime kolege te tij.
Përgjigju