KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
Kolegji i Posaçem i Apelimit
Kolegji i Posaçem i Apelimit ka lënë sot në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtaret Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 74/2021, datë 26.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ken Dhima kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 428, datë 29.07.2021.
'Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 428, datë 29.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Ken Dhima. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm', thuhet në njoftim.
KPK e shkarkoi Ken Dhimën më 29 korrik, 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Dhima e filloi karrierën në vitin 2003 në Gjykatë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Në vitin 2004 ai u transferua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe në 2013-ën u emërua në Gjykatën Administrative Vlorë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
42.4%
-
Të gabuar
53.4%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 9213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti
13 Shkurt, 17:39
-
Vlorë/ Arrestohet shoferi 54-vjeçar, në bagazhin e taksisë iu gjet një automtatik 4 ditë më parë! Bashkëpunoi me një 17-vjeçar për të trafikuar armën
13 Shkurt, 15:50
-
Vlorë/ Bashkia, aksion për lirimin e rrugëve nga parkimet e gabuara dhe abuzive! Masa edhe ndaj atyre që i përdorin për përfitime të paligjshme
13 Shkurt, 15:21
-
Sarandë, u përfituan me dokumente false, konfiskohen pasuri me vlerë 15 mln € në bregdet
13 Shkurt, 11:51
-
Arrestimi i Veliajt, reagon Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë! Ndal linçimit publik, drejtësia të lihet e pavarur
11 Shkurt, 22:59
-
Mbi 1 mijë gjoba gjatë 10 ditëve, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 310 për shpejtësi të lartë, 7 shoferë të arrestuar
11 Shkurt, 15:46
-
Digjen dy makina në Vlorë, dyshohet e qëllimshme! Report Tv siguron pamjet
11 Shkurt, 09:45
-
Do shiste një automatik në Vlorë, arrestohet 17-vjeçari, kishte fshehur armën në bagazhin e taksisë! Në kërkim shoku i tij (EMRI)
10 Shkurt, 19:30
-
Plagoset me thikë 33-vjeçari në Vlorë, shkak një konflikt (EMRI)
10 Shkurt, 14:52
-
Vlorë/ I dënuar me 11,5 vite burg nga Italia për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 60-vjeçari me dy identitete! Do ekstradohet (EMRAT+VIDEO)
10 Shkurt, 08:42
-
Vlorë/ Shiste kanabis në doza, vihet në pranga 32-vjeçari
8 Shkurt, 12:58
-
Vlorës i ngec Sahati, akrepat kanë ‘ngrirë’ prej 30 vitesh! Qytetarët: Është neglizhencë e bashkisë
8 Shkurt, 12:53