Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK që shkarkoi nga detyra kryetarin e Gjykatës së Rrethit Kurbin, Alfred Gjoni.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e gjykatësit Alfred Gjoni.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 100, datë 14.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alfred Gjoni. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Zbutja e dënimit ndaj të dënuarit për 2 vrasje Gentian Doda, ishte një nga shkeljet mbi të cilat u mbështet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit Alfred Gjoni.
Gjoni, i cili ishte pjesë e trupës gjykuese që uli dënimin në Gjykatën e Matit duke sjellë lirimin e Dodës, u gjet me probleme të pasurisë dhe profesionalizmit – përfshi arsyetimin në këtë çështje dhe lidhjen e tij me avokatin e Dodës, të cilit i kishte marrë në hua një makinë për të udhëtuar jashtë vendit.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7841
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Lushnjës Artan Hazbi
20 Nëntor, 10:51
-
Apeli i GJKKO-së i përgjysmon dënimin Ardian Hajdarit, ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit! Akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie (VENDIMI)
18 Nëntor, 12:21
-
KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtares së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri
14 Nëntor, 16:43
-
KPA konfirmon shkarkimin e prokurores së Kurbinit, Ajola Prençi
14 Nëntor, 11:18
-
KPA u thotë 'stop' gjyqtarëve dhe prokurorëve: Nuk kemi tagër të rishikojmë vendimet tona të shkarkimit
14 Nëntor, 10:47
-
Nuk justifikoi dot 7,1 mln lekë, Vetingu i KPA shkarkon gjyqtaren e Lushnjës! Mbetet në fuqi vendimi i KPK për Saemira Hilën
12 Nëntor, 16:41
-
KPK konfirmon në detyrë si Prokurore e Tiranës motrën e Ermonela Felajt
8 Nëntor, 21:49
-
Buxheti 2025 rrezikon të fusë në ngërç tranzicionin e procesit të Vetingut
8 Nëntor, 18:09
-
Prokurori Lazër Çardaku jep shpjegime për pasurinë
7 Nëntor, 20:57
-
Hektor Mushi nuk justifikoi dot pasurinë, KPA e Vettingut lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Elbasanit! Detajet e dosjes (VENDIMI)
31 Tetor, 16:50
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Sarandës, Lorenc Mërkuri
26 Tetor, 21:51
-
KPK e shkarkoi gjyqtaren Matilda Shalla më 2022 për shkak të pasurisë, Vettingu i KPA lë në fuqi vendimin për magjistraten e Fierit
23 Tetor, 16:34
Sa hajdut ishte ky injoranti pu pu pu. Si mund te mbaje toka llumra te tille
Përgjigju