KPA lë në fuqi vendimin e KPK, gjyqtarja e Kushtetueses Altina Xhoxhaj shkarkohet nga detyra

KPA lë në fuqi vendimin e KPK, gjyqtarja e Kushtetueses Altina Xhoxhaj shkarkohet nga detyra

Altina Xhoxhaj, gjyqtarja e Kushtetueses që u shkarkua nga KPK

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lejë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama, relator Ardian Hajdari dhe anëtarët Albana Shtylla, Luan Daci dhe Natasha Mulaj, kanë shqyrtuar ankimimin e Xhoxhajt.

Gjyqtarja Altina Xhoxhaj u shkarkua më 3 maj të këtij viti, nga KPK, pasi nuk justifikonte dot pasurinë.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar nga KPK, doli në përfundimin se Xhoxhaj nuk justifikonte burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë.

Pas vendimit të KPK, Xhoxhaj e ankimoi në KPA, por duket se edhe ky organ i Vetting-ut e ka lenë jashtë sistemit të drejtësisë gjyqtaren.

Me shkarkimin përfundimtar të Altina Xhoxhajt, gjykata Kushtetuese ngelet sërish e bllokuar pasi anëtarët e saj janë djegur nga Vettingu.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 24/10/2018 18:18

    Kanë bërë namin për 28 vjet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja