TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj. Edhe pse solli prova të reja, Komisioni deklaroi sot se gjyqtarja nuk e kalon procesin e Vettingut, pasi nuk justifikon pasurinë.
Komisioni mori në shqyrtim dokumentacionin, kreu kontrollin, hetim administrativ, dëgjoi subjektin dhe mori në konsideratë llogaritjen e likuiditetit bazuar në deklaratat e subjektit. Seancën e konsiderojmë të përfunduar dhe procesin e rivlerësimit. Në përfundim trupa gjykuese vendosi; Me shumicë votash shkarkimin nga detyra të Altina Xhoxhajt, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
KPK në seancën e parë arriti në konkluzionin se Xhoxhaj ka bërë deklarime të pavërteta dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë. Altina Xhoxhaj duket se e ka pritur këtë vendimmarrje, pasi ndryshe nga hera e parë sot nuk ishte e pranishme duke zgjedhur që të përfaqësohet me avokatin.
Me shkarkimin e anëtares Altina Xhoxhaj, gjykata Kushtetuese mbetet me katër anëtarë duke mos marrë asnjë vendim. Më herët u shkarkua gjyqtari Fatos Lulo, Besnik Imeraj dha dorëheqjen, ndërsa vetëm Vitore Tusha e kaloi. Javën tjetër para Vettingut do të dalë gjyqtari tjetër i Kushtetueses Fatmir Hoxha. Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha edhe një tjetër vendim për prokuroren Fatjona Memçajn, e cila e kaloi duke u rikonfirmuar.
-
Ajde rruga e mbare ne amerike .le te vijne te rinj me fryme te re .
Përgjigju -
zemra mal, po na beni te kthehemi.
Përgjigju -
Pas kesaj ska me nevoje per veting .Kjo qe nona ...kush ka pase gjyqe me te e kupton ceshte bere sot.
Përgjigju -
Bravo vetingu .mendonim te kunderten .ky eshte besim vertet .eshte shprese .bravooooooooooooooooo*****
Përgjigju -
Kuptojme qe populli sduhet te jete bageti.ka njerez te drejte e mes ketij populli, por duhet te kuptoje ke zgjedh .Qe ta kuptoje me mire duhet ti kthehet besimi.ky vendim eshte nje kthese besimi.bravo vetingut.
Përgjigju -
Do kene pak turp pasi publikisht ju thuhet qe jeni hajduta? Sa njerezve te varfer un kan marre shtepine apo token vetem per para... Po flas ne pergjithesi per sistemin e drejtesis. Nje veting u duhet edhe mjekeve se kane lene njerez te vdesin ne korridoret e spitaleve per para. Shpresojm te jete vetem fillimi dhe shqiperia te riperkembet paksa do ktheheshim edhe ne ne atdhe.
Përgjigju -
Po mir po ca ligjesh jan kto ne shqiperi po te ishte kudo ne evrop ne vend do tja kishin sekuestruar dhe do e fusnin ne burg. Po he njihet tregojeni veten ca shteti jeni sekuesrojani te gjitheve apo skeni byth!!!
Përgjigju -
pac kemben e mbare o ZOT!!!
Përgjigju-
Gjithkush jep llogari për vete të vet për çka ka bërë. Po ti o parazit për çka do japësh llogari para Zotit
-
-
Une nuk e marr vesh kete vetingun kur jane te korruptuar prokuror e gjyqtar pa perjashtim
Përgjigju -
28 vjet eshte bere gjëma! 28 vjet lënia e qellimshme e vendit në tranzicion të gjatë ekonomiko-politik, krijoji qelb e kuçedra. Vendi është masakruar nga poshtë e deri lart, nga bagëtia e thjeshtë katnaroanalfabete e deri tek fëmijët, nipat, mbesat e dhëndurët deputetë të ish spiunëve kapterra, bajga bajgash!
Përgjigju









Komente
Komento