Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin e Apelit, Alaudin Malaj. Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut për ish- gjyqtarin.
Në korrik të 2020 Malaj u dorëhoq si gjyqtar pa u përballur me vettingun, me argumentin se do angazhohej në një punë private dhe kërkon ti njihet statusi magjistratit. Në 15 shtator kërkesa e tij për dorëheqje u pranua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Roland Ilia vendosi ndërprerje të procesit të rivlerësimit.
Alaudin Malaj ka një karrierë prej gati tre dekadash në sistemin e drejtësisë dhe para se të dorëhiqej ishte drejtues i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Me një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro, ai konsiderohej një nga gjyqtarët më të pasur në vend.
Pak kohë më parë Malaj u përfshi dhe në një konflikt familjar me djemtë e tij, ndërsa pas ndalimit nga policia ndaj tij u vendos masa hetimit në gjendje të lirë.
-
JO 15 PO 55 VJET DUHEJ TA KISHIT PERJASHTUAR....
Përgjigju -
Po ca 150 vjet thia ti ore 15000 vjet dhe 150 breza te siguruar ka Lau im.Shum na i ule pjacen
Përgjigju -
Mo flisni kot kur nuk i njini njerzit. Goshja miku Tor Ymerit e si ha fare per asnje. Se si lango venit e qanit hallet ju qe beni si te forte. Ikni e kapini po kini bythe se ne rruge i kini . Diluni para e shini cdo benet .qani hallin kalorsit se i varen topet kalit .
Përgjigju -
GJYQTAR ME HAJDUT DHE BANDIT NUK DO TE KET KY ESHTE PER NE BURG JO PER TU PERJASHTUAR PER 15VJET
Përgjigju -
Tregues qe Reforma ne Drejtesi po ecen ne rruge te mbare. Lajm i mire
Përgjigju -
Ky ka grabitur aq shumë njerzit sa mund të jetoj 150 vjet të tjera pa punuar fare ...
Përgjigju-
Ne Cecenistan parimi i drejtesise eshte j thjeshte! Po vodhe pak u kalbe ne burg! Po vodhe shume perfundon ne presidence ose ne keshillin e ministrave! Te fala EDrames dhe censurojeni po deshet
-





Komente
Komento