Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, Kastriot Selitën.
Selita u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por u përball sërish me vetingun pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin.
Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të KPK, për konfirmimin në detyrë të Selitës, me pretendimet se përfundimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pasurinë dhe aftësitë profesionale të kryegjyqtarit Kastriot Selita ishin të gabuara.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
FLM KPA ! NDER TE MADH I BERE SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE !
Përgjigju