TIRANE- Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Kastriot Selita do të përballet sërish me vettingun, këtë herë në shkallën e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Pasi kaloi shkallën e parë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin, ndërsa sot Komisioneri Publik njofton se ka depozituar dosjen në KPA.
"Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të tria kriteret e rivlerësimit nuk është i plotë, duke u konsideruar si i tillë, i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë z. Kastriot Selita. Mbështetur dhe në rekomandimin e Komisionit prej tre vëzhguesish ndërkombëtarë të ONM-së, për të ankimuar vendimin nr. 161, datë 18.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të gjykojë mbi të tria kriteret e rivlerësimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të këtij ankimi, në varësi të rezultateve të hetimit gjyqësor, të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit të lartpërmendur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit" thuhet në njoftimin e Komisionerit.
Në seancën dëgjimore në datë 13 qershor, vendimi i dhënë në favor të Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së PS-së Ermonela Felaj, lidhur me padinë e ngritur nga ky i fundit kundër Presidentit të Republikës dhe shqyrtimi i çështjeve ku palë ka qenë Drejtoria e Tatimeve ku punonte bashkëshortja, u ngritën si dyshime nga KPK gjatë seancës dëgjimore ndaj Kryetarit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kastriot Selita.
Por, pas shqyrtimit të dosjes në fund komisioni i vettingut vendosi që ta konfirmojë në detyrë Selitën. Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Kijlstra, që nuk u bind te pastërtia e Selitës duke kërkuar ankimimin e vendimit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.5%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 275
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ishte në 'listën e zezë' të Laert Haxhiut për t'u eliminuar, KPA rrëzon KPK dhe kthen në detyrë prokuroren Merita Selimi
12 Mars, 21:04
-
Vettingu i KPA-së lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së TikTok-ut në Elbasan! Enkeleda Kapedanit iu gjetën probleme me pasurinë
12 Mars, 19:06
-
Vettingu i KPK e kishte shkarkuar tre vite më parë, KPA rikthen në detyrë Bevis Shehaj, gjyqtarin e Administratives Vlorë!
3 Shkurt, 18:08
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor 2024, 16:37
-
Zgjedhjet në SHBA, Felaj nga Los Angelos për Report Tv: Situata e qetë, pjesëmarrje e lartë e grave dhe të rinjve
6 Nëntor 2024, 01:17
-
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana ishte shkarkuar tre vite më parë nga KPK, ONM e kritikoi si 'vendim të paarsyeshëm'
1 Tetor 2024, 18:06
-
Listat e hapura, deputetët e PS për Report Tv: Nuk ndihemi të rrezikuar, sfidë edhe për partitë e tjera
12 Shtator 2024, 13:34
-
'Ironikisht Ahmetaj u paraqit si mafioz', Felaj në 'Report Tv' komenton emisionin e Rai 3: Skenë e shpifur! Gjetën mënyrën e gabuar
7 Qershor 2024, 17:46
-
Bardhi e akuzoi për punësim të familjarëve në Prokurori, reagon Felaj: O Gaz B..., ti je çingije që u bëre ministër me 3 muaj punë
5 Qershor 2024, 18:41
-
'Sekretarët e komunizmit në Kuvend' Maxhoranca e PD debat për dosjet dhe Sali Berishën! ISKK: Mbyllim eidentimin e viktimave të regjimit komunist
30 Maj 2024, 12:44
-
‘Fotoja ime me autorin që vrau policin në Fier ka 3 vite’, Luan Baçi reagon ndaj deklaratave të Felajt: Shfrytëzove mungesën time në seancë, gënjeve
17 Maj 2024, 21:23
-
Vrasësi i policit krah deputetit të Berishës, Felaj: SPAK të hetojë Strukturën e Armatosur të PD për votën! Rekrutuan kontigjentë kriminal
16 Maj 2024, 17:57
Ky ka dy shtepi tek ambasador 3 .ku ben 1300 euro metri.
Përgjigjuo inter, tek ambasador 3 ben 3000m2 m2 + vile ne lalez...hajdut i klasifikuar, nje surrat bajge
i ka marre me klering nga pronari qe i ka ndertuar. gjurmoni ceshtjet dhe e kuptoni se nga i ka marre