Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati.
Vendimi për shkarkimin nga detyra të prokurorit u morë nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë.
Njoftimi i KPA:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Agron Bushati. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Komente







hahahahahhahahahahha bravooooo drejtesia me ne fund. ky dhe vellai i ti me te korroptuarit e drejtesise tone sulmojn si grup per lek te uritun dhe mbi te gjitha skane pike etike morale. merrni vec nje video e shikojeni sesi flet ne gjyqe ky duke i kthyer sallat e drejtesise ne bordello se ska etike as moral asgje i mungon profesionalizmi. hajdut me kollare. imagjino kercenon gruan me arme hagagagagaggag cfare burriiii
Përgjigjukeni ba punen ma te mire ne historine e shqiperise qe keni shkarkuar nje kurv burre si ky ne cdo drejtim qoft profesional dhe moral. nuk ka burre ma kurv e te pabese e pis e imoral vec nigjojeni sesi flet ne gjyqe me njerezit ja shikon nivelin. SI mundet te perkrahet nje prokuror si ky qe i ka drejtuar armen gruas se vet hhahah a kuptoni cfare imorali e pa burri asht. biles ky asht aq inferiro me veten se don me i shkel tan me kam. te erdh dita o agron kurva shpejt bashk me vllan mren ju pafsha se e meritoni me tana te zezat qe keni ba, ju ta merrni ne goj si vllezr per lek
PërgjigjuE turpshme e pa moralshme, te shkarkohet Prokurori Agron Bushati. Njeri korrekt dhe strikt ne zbatimin e ligjit. Asnje nga anetaret e KPK dhe KPA nuk e kane moralin dhe dinjitetin me te paster se Agron Bushatin. Fatkeqesi te hedhesh ne rruge njerez me integritet profesioniste dhe te pakorruptuar ku i fundit eshte Agron Bushati. E dhimshme ta thuash po Shqiperia nuk behet kurre. Suksese te paafteve te korruptuarve qe kane kaluar vetting dhe poshte te shkarkuarve te mjereve qe KPK dhe KPA me nje te rene te lapsit i hodhen ne rruge.
PërgjigjuKy është poshtërim i pastër! Agron Bushati, pas kaq shumë viteve pune të ndershme dhe kontribut të vërtetë në sistem.Nuk ka asnjë logjikë që një prokuror me integritet të largohet kaq kollaj, ndërkohë që figura me probleme serioze vazhdojnë të mbahen fort nëpër poste. Ky vendim i KPA-së është shembulli më i qartë se vettingu po përdoret selektivisht. Kur preken njerëzit e drejtë dhe te ndershem nuk është reformë është shkatërrim i sistemit. Turp për një drejtësi që nuk mbron profesionistët dhe njerezit e ndershem qe i duhen ketij vendi.
PërgjigjuVendimi për shkarkimin e prokurorit z. Agron Bushati është i padrejtë dhe në Kundërshtim me Kushtetutën sepse 1. Ngjarjet janë shumë të vjetra (2002–2008). Vettingu lejon analizë të së shkuarës, por duhet provë objektive dhe të qëndrueshme. 2. Dënimi disiplinor i vitit 2005 është përdorur faktikisht si dënim i dytë, duke shkelur parimin non bis in idem. 3. Barra e provës është përmbysur, sidomos për firmën e kallëzimit. 4. KPA nuk ka bërë kategorizim të qartë të proporcionalitetit. 5. Nuk ka analizë të situatës pas vitit 2008, që mund të tregonte përmirësim profesional. Shumë keqardhje për këtët drejtësi dekadente ku shkarkon prokurorin me integritet dhe kalojnë njerzit pa moral. Ku është cënimi i besimit të publikut ! Sa gjynah për kët vend! I uroj prokurorit të gjejë drejtësi në gjykatat ndërkombëtare se te ne se gjen.
Përgjigju