Vetingu nxjerr nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, lanë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 361, datë 25.03.2021 i cili e shkarkoi.
Vendimi I KPK-së u ankimua nga subjekti i rivlerësimit Bari Shyti.
Vendimi u mor në mënyrë unanime në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi.
Bari Shyti u shkarkua nga KPK më 25 mars të vitit 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Komisioni konkludoi atëherë se Shyti kishte bërë deklarime kontradiktore e të pasakta, si dhe se nuk kishte justifikuar pasurinë e tij me burime të ligjshme.
Kush është gjyqtari Bari Shyti?
Bari Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.
Kjo plaka ne foto eshte denuar per shfrytezim prostitucioni. Edhe nje nga ata djemte eshte i denuar disa here per vjedhje. Ajo vajza, eshte e bija e kesaj plakes.
Përgjigju