Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka dhënë vendimin përfundimtar duke shkarkuar nga detyra ish-kryeprokuroren e Krimeve të Rënda Donika Prela.

Mësohet se Prela nuk ka qenë në seancën e dhënies së vendimit nga KPA. Prela ka shfaqur probleme me pasurinë, ndërsa është gjykuar edhe për profesionalizmin gjatë dhënies së vendimeve.
Sipas KPA-së, Donika Preka ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë në lidhje me një transaksion. Donika Prela ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së saj dhe personave të lidhur me të. 

Më konkretisht, KPK kishte konstatuar se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela prej 2003  deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet. Kjo gjetje u cilësua si shkelje edhe nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, ku përfaqësuesi i ONM Teo Jacobs e cilësoi si një shije të keqe. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar gjithashtu se Donika Prela ka probleme me deklaratën e pasurisë. Bazuar në raportin e ILDKPKI, Donika Prela ka një mosdeklarim të huamarrjes në shumën e 1 milion lekëve, e cila është vlera e blerjes së një toke arë, e cila është e dyshimtë, pasi zona është në zhvillim.

Më herët, Donika Prela kishte kërkuar përjashtimin nga trupi gjykues të Ina Ramës dhe Natasha Mullajt, pasi u kishte hetuar më konkretisht kushërirën dhe vëllezërit, por kjo kërkesë nuk iu pranua.

1601022829_1548155385prelafoto.jpg

Donika Prela

 

( Kliko këtu ) Ankimimi i plotë për vendimin KPK të Donika Prelës