KPA pezullon nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Juljan Çafka, e kthen në shkollën e Magjistraturës për 1 vit

KPA pezullon nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Juljan Çafka, e kthen në shkollën e Magjistraturës për 1 vit

Juljan Çafka

Kolegji i Posaçëm të Apelimit (KPA) ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke pezulluar nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Juljan Çafka. KPA pranoi kërkesën e Komisionerit Publik dhe përveç pezullimit nga detyra, e detyron Çafkën që të ndjekë për 1 vit trajnim në Shkollën e Magjistraturës. 

"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 442, datë 14.09.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Çafka.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin Ë, pika 1, të Aneksit të Kushtetutës, nenin 44, shkronja “b” dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: -Ndryshimin e vendimit nr. 442, datë 14.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Juljan Çafka. -Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Juljan Çafka për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës", thuhet në vendimin e KPA të marë ditën e sotme.

Prokurori Çafka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 14 shtator. Ndaj tij u shqyrtuan disa çështje të denoncuara nga publiku në të cilat u gjet mangësi në hetimet e kryera, por nuk u konsideruan penalizuese.

Komisioneri Publik në kërkesën e bërë për kthimin e prokurorit për 1 vit trajnim në Shkollën e Magjistraturës ka nënvizuar problemet me profesionalizmin që i ishin gjetur. Madje i kërkoi KPA që të dërgonte dy çështje të ndjekura nga prokurori për hetim disiplinorë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. KPK vendosi transferimin e dy çëshjeve të hetuara nga prokurori Çafka në vitet 2018 dhe 2019.

Vetë Çafka u justifikua se problemet e gjetura kanë ardhur si pasojë e ngarkesës së lartë në punë, kompleksitetit të çështjeve dhe këmbënguli që ato nuk ishin të tilla sa të ndëshkoheshin nga institucionet e rivlerësimit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur