Kolegji i Posaçëm të Apelimit riktheu sot në detyrë ish-gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Bib Ndreca

Ai ka qëndruar për afro 3 vite i pezulluar, pasi shkalla e parë e vetingut e kishte shkarkuar nga detyra për shkak të pasurisë. Shkarkimi i tij nga KPK u bë më 18 janar të vitit 2021, por më pas Ndreca e apeloi këtë vendim në KPA.

Ai ishte gjyqtari i dosjes së famshme 339, që ka firmosur arrestimin e grupit të Avdylajve në Shijak dhe më pas ishte marrë në mbrojtje të posaçme nga policia.

Ky është vendimi i dytë brenda pak javëve që KPA rikthen në detyrë subjekte të shkarkuara, siç ndodhi me ish-prokuroren Antoneta Sevdari.