KPK e konfirmoi në detyrë prokuroren e Lushnjës, Komisioneri Publik e ankimon në KPA: Të shkarkohet nga detyra

KPK e konfirmoi në detyrë prokuroren e Lushnjës, Komisioneri Publik e ankimon në KPA: Të shkarkohet nga detyra

Prokurorja e Lushnjes Natasha Prifti

Komisioneri Publik ka dorëzuar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ankimin ku kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti.

Prokurorja Prifti u konfirmua në detyrë nga KPK më 28 maj 2021, por për OMN që bëri fillimisht kërkesën dhe Komisionerin Publik, i cili dorëzoi sot zyrtarisht ankimin në KPA çështja e saj duhet të rishqyrtohet. Sipas Komisionerit Publik “ vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur për shqyrtim”.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe të vendos shkarkimin nga detyra të Natasha Priftit.

Natasha Prifti (Shallapi) përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe pas një periudhe stazhi në Fier u emërua prokurore në Prokurorinë e Gjirokastrës. Që prej vitit 2012, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Lushnje.

Prifti u gjet pa probleme edhe në vlerësimin e profesionalizmit. Ndërsa disa pasaktësi janë gjetur në lidhje me gjendjen cash të të ardhurave të saj. Nga analiza financiare prej Komisionit të Pavarur të Kualikimit kishte rezultuar se bashkëshorti i prokurores, i cili kishte një aktivitet tregtarë për mallra industrialë, rezultonte me mungesë burimesh të ligjshme prej 3.2 milion lekë  për vitet para fillimit të bashkëjetesës. Kjo mungesë më pas prekte kursimin e deklaruar prej 4 milion lekësh dhe investimet në pasuri të luajtshme të çiftit pas martese duke krijuar disa bilance negative.

Gjithashtu nga relatimi rezultoi se çifti jetonte në një apartament me qira dhe nuk kishte pasuri të paluajtshme, por doli se bashkëshorti ishte përfshirë në një sërë shit-blerje makinash. Nga 10 raste shit-blerje makinash, 7 rastet e kishin rezultuar me probleme, kryesisht të fokusuara në mospagimin e tatimit mbi fitimin për rastet kur makinat ishin shitur me një çmim më të shtrenjtë nga ai i blerjes me disa muaj diferencë.

Prifti po ashtu pranoi deklarimin jo të saktë të pronësisë mbi një makinë që ajo kishte blerë me një kredi në vitin 2007.  Por pavarësisht këtyre Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta konfirmonte në detyrë prokuroren Natasha Prifti.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur