Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Prokurorin e Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj.

Dodaj, njëherësh edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka kaluar me sukses kriterët e vlerësimit.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, Komisioni i Pavarur u Kualifikimit tha se nga hetimi i thelluar Dodaj nuk kishte pasur probleme as në kriterin e figurës dhe as në atë të profesionalizmit, por sipas KPK u gjet me mungesë burimesh financiare vetëm për vitin 2008. Relatorja tha se atij i mungonin në analizën financiare të këtij viti një shumë prej 358 mijë lekësh.

Në fjalën e tij prokurori tha se ishin llogaritur gabim shpenzimet në vitin 2007 dhe argumentoi se nëse uleshin ato shpenzime llogaritë e tij familjare balancoheshin.