Pamela Qirko është kryetarja e re e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila u zgjodh ditën e sotme në mënyrë unanime me 7 vota pro me votim të fshehtë.

Votimi u zhvillua në prani dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Pamela Qirko zëvendëson në këtë detyrë Genta Tafa Bungon, të cilës i mbaroi mandati

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit ditën e sotme dhe nesër  Qirko fillon zyrtarisht ushtrimin e detyrës së re.