KPK nis hetimin administrativ për Fatos Qaton vetëm për kriterin e pasurisë

KPK nis hetimin administrativ për Fatos Qaton vetëm për kriterin e pasurisë

Fatos Qato Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nisi sot seanca dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatos Qato, kandidat për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta, Qato ishte në sallë, i shoqëruar edhe nga avokati Julian Mërtiri. Trupa e komisionerëve përbëhet nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari dhe Brunilda Bekteshi.

KPK-ja njoftoi se hetimi administrativ për Qaton është fokusuar vetëm te kriteri i pasurisë. Sa i përket pasurive, ai ka një apartament 144 m2 në Tiranë, blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë, ndërkohë që është bashkëpronar në të. Apartamenti është hipotekuar 20 vite më vonë, në vitin 2017.

KPK ka konstatuar se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion per te ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997. Sipas tij subjekti ka deklaruar si burim të ardhurat nga kursime familjare si dhe ndihmëse nga prindërit, por ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %. Sipas KPK-së subjekti i kontrollit ka pohuar se nuk e ka përfshirë në deklarimin e vitit 2003 ndihmën e dhënë nga prindërit e bashkëshortes, pasi e kishte për herë të parë dhe nuk e kishte të qartë si ta plotësonte. Ai ka deklaruar edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes 7 mijë euro, pjesë takuese 50% dhe një automjet "Renault" blerë me leasing për 28 mijë e 500 euro. Sipas KPK-së, banka e ka konfirmuar këtë kontratë me qera financiare, por, sipas tij, në vitin 2012 kur është porositur kjo pasuri, dy bashkëshortët nuk kanë pasur pasurinë e nevojshme. Në të njëjtin vit bashkëshortja e Qatos ka blerë një tokë arë në Pogradec për 108 mijë lekë, por sipas KPK-së, rezulton se çmimi për tokën arë ishte 264 mijë lekë. KPK deklaroi se po në këtë vit subjekti ka kryer shpenzime si likuidimi i një qeraje financiare për një mjet tjeter, likuidimi i kontratës së mjetit "Renault", shpenzime për shkollimin e djalit, shpenzime për udhëtime jashte shtetit (konfirmuar nga sistemi TIMS), duke rezultuar me rreth 2 milionë lekë shpenzime, të pamundura për t’u mbuluar me të ardhurat.

Sipas avokatit të ardhurat e Qatos ndër vite kanë qenë të konsiderueshme nga puna në sistemin gjyqësor dhe gjithë pasuria e tij është e ligjshme dhe nuk ka asnjë fshehje pasurie. Seanca tjetër do të jetë në 17 dhjetor në ora 09.00.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion