Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të rihapë hetimin për Ornela Naqellarin, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lezhë.
Seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte, në datë 21 Mars.
Ornela Naqellari, doli në seancë dëgjimore, ku u përball me një hetim të kryer në të tri kriteret e rivlerësimit, kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Por, ndërkohë që në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës kaloi pa probleme duke u konsideruar e përshtatshme, ajo që u diskutua nga trupa gjykuese ishin 3 denoncime të publikut, të cilat ngritën dyshime për aftësitë profesionale të kryegjyqtares.
Një tjetër denoncim ishte edhe ai i kancelares së Gjykatës, e cila ka pretenduar para KPK-së se Naqellari kishte pajisur me vërtetim një person, që nuk ishte paraqitur në gjykatë. Nga ana tjetër gjyqtarja pretendoi se shkeljet nuk ishin kryer nga ajo, por nga vetë kancelarja.
/Shqiptarja.comKomente

