KPK shkarkon nga detyra anëtaren e GJKKO

KPK shkarkon nga detyra anëtaren e GJKKO

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Marsela Balilin. Kanë qenë problemet me pasurinë që kanë 'djegur' Marsela Balili. Ajo bëri kërkesë për riçeljen e hetimit edhe për dy kriteret e tjera, por trupa gjykuese vendosi ta rrëzojë në këtë fazë të procesit.

ILDKPKI vërejti në një raport se, deklarimi i pasurisë nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin po ashtu edhe se gjyqatrja ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.  Ndërkohë, KPK ka kryer një hetim tjetër të thelluar për pasurinë. Në pronësi të gjyqtares së posaçme janë një apartament duplex në Tiranë, i blerë për 125 mijë euro në vitin 2012 që nuk justfikohej.  Sipas Komisionit, ka mospërputhje për blerjen dhe pagimin e kësteve për këtë apartament. 

Marsela Balili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si gjyqtare në Gjykatën e Vlorës.  Në vitin 2004, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 2009. Me vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Balilit iu hoq imuniteti dhe u pezullua nga detyra në vitin 2009, pasi Prokuroria nisi një procedim penal ndaj saj dhe bashkëshortit prokuror, Aleksandër Plepi për veprën penale të korrupsionit. Marsela Balili u rikthye në sistemin e drejtësisë me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2017 si gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun