KPP hedh poshtë ankesat: Ankandi për shitjen e Vllaznisë i rregullt! Bashkia Shkodër: Po shkojmë drejt fituesit

KPP hedh poshtë ankesat: Ankandi për shitjen e Vllaznisë i rregullt! Bashkia Shkodër: Po shkojmë drejt fituesit

Ankesat e Valter Fushajt, por edhe të Almiro Gurakuqit, shoqëritë e të cilëve pretenduan të blejnë klubin e Vllaznisë, nuk janë marrë parasysh nga Komisioni i Prokurimit Publik. Këta të fundit pretenduan se kushtet për të marrë pjesën në ankand janë në kundërshtim me ligjin, por edhe favorizuese për kompani të caktuara.

Gjithsesi me një njoftim të fundit Bashkia Shkodër njofton se Komisioni i Prokurimit Publik e vlerëson të rregullt procesin e ankandit nga Autoriteti Shitës. Përgjigjja e KPP tani i hap rrugën përfundimit të ankandit dhe shpalljes së fituesit për blerjen e aksioneve të klubit të Vllaznisë. Edhe pse nuk është thënë publikisht në garë ka mbetur vetëm kompania ‘Fujifilm’ që përfaqësohet nga Alban Xhaferri, aktualisht numri 1 i klubit të Vllaznisë që e financon prej dy sezonesh.

Njoftimi i Bashkisë Shkodër:

“Komisioni i Prokurimit Publik - KPP ka sjellë zyrtarisht në Bashkinë e Shkodrës përgjigjen përfundimtare për procesin e ankandit të KF Vllaznia sh.a.

KPP ka lënë në fuqi vendimin e Autoritetit Shitës - Bashkia e Shkodrës, duke çertifikuar të gjitha etapat e procedurës së ndjekur për ankandin e KF Vllaznia sh.a.

Që në ditën e parë të shpalljes, ka qenë një proces ligjor, transparent dhe në komunikim me publikun. Janë respektuar me rigorozitet ligjet dhe aktet e tjera ligjore që rregullojnë procedurat e ankandit në Shqipëri.

Tashmë, pas vendimit të KPP, ankandi i KF Vllaznia sh.a. po shkon drejt përmbylljes, duke shënuar privatizimin e parë në Shqipëri për një klub futbolli.

Jemi krenarë që Vllaznia jonë është përsëri e para edhe në ketë procedurë.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që kanë treguar interes për një emër të madh siç është Vllaznia jonë.

Klubi kuqeblu përgatitet të nisë një fazë të re të aktivitetit, duke u administruar ashtu si të gjitha klubet e tjera të suksesshme në vend e botë. Siç kemi konfirmuar edhe më herët, si një emblemë identifikuese e Shkodrës, shkodranëve e mijëra tifozëve, Bashkia Shkodër do të vazhdojë të kontribuojë për Vllazninë e futbollit siç edhe për të gjitha sportet.

Në fund, një falenderim për tifozët e mrekullueshëm kuqeblu, të të gjitha kohërave, kudo ku ndodhen. Mbështetja e tyre edhe gjatë procesit të ankandit, është një vlerë shtuar e qendrueshme për Vllazninë dhe sukseset e saj.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore