KQZ, 1 mln euro për numërimin
elektronik, 4 faturat për INDRA-n

KQZ, 1 mln euro për numërimin <br />elektronik, 4 faturat për INDRA-n
TIRANE - Zbardhen faturat në lekë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kaluar kompanisë INDRA, kompania fituese kjo për realizimin e numërimit elektronik të votave në Qarkun e Fierit, njëherësh dhe të sistemit të verifikimit të zgjedhësve në Qarkun e Tiranë.

Bëhet fjalë për një shumë të katër faturave që kapin shifrën rreth 1 milion euro, ndërkohë që Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që kjo kompani të ofrojë vetëm shërbimin për realizimin e Sistemit Elektronik të Numërimit të Votave në qarkun e Fierit kundrejt vlerës 1,381,075 euro pa TVSH.

Pritet që KQZ t’i kalojë në llogari kësaj firme edhe pjesën tjetër të mbetur të lekëve, ndonëse deri më tani ky sistem i numërimit elektronik të votave ka paraqitur një sërë mangësish si dhe mos garantimin 100% të numërimit si duhej të votave. Fatura e parë kap shifrën e 15.502.842 lekëve, fatura e dytë 7.461.962 lekë, fatura e tretë kap shifrën e 37.754.409 lekëve si dhe fatura e fundit kap shifrën e 78.356.074 lekëve.

Në total këto fatura shkojnë në 139.075.287 lekë ose 993.394 euro. Pavarësisht se kjo firmë në kontratën që ka nënshkruar me KQZ, ka rënë dakord që modeli i fletës së votimit të ketë vetëm 42 subjekte nuk dihet ende se çfarë rrugë do të ndjekë KQZ me këtë proces, pasi fleta e votimit do të ketë pikërisht 66 subjekte të listuara në të, kjo pas përfundimit të verifikimit të partive dhe renditjes së tyre përfundimtare.

Gjithsesi firma pati ofruar edhe një version tjetër të fletës së votimit atë me 66 subjekte, por KQZ preferoi propozimin e fletës me 42 parti. Ajo që mbetet e dyshimtë është fakti se a do t`i kthehen KQZ-së lekët e marra nga buxheti i saj, nëse do të konsiderohet i dështuar procesi.

Varianti tjetër mbetet fakti që KQZ të propozoi ndryshimin e modelit të fletës së votimit, nga 42 subjekte në 66, përkatësisht aq sa kishte ofruar edhe në opsionin e dytë firma fituese e projektit pilot që do të bëjë të mundur për herë të parë në vendin tonë numërimin elektronik të votave në Qarkun e Fierit.

Nuk dihet nëse ky ndryshim i fletës do të kërkojë më shumë fonde, ose çdo gjë do të jetë e përfshirë në kontratën që ka lidhur KQZ me këtë firmë.

MUNDËSITË

▪Firma të kthejë lekët nëse konsiderohet i dështuar procesi
▪Të rikthehet numërimi manual nëse nuk realizohet numërimi elektronik
▪Të ndryshojë modeli i fletës së votimit për Fierin nga 42 parti në 66 parti

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë, ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë, ndërron jetë në spital i moshuari