KQZ, akreditohen 2910 vëzhgues
shtohen numri i monitoruesve

KQZ, akreditohen 2910 vëzhgues<br />shtohen numri i monitoruesve
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar deri më tani 2910 vëzhgues për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 23 qershor, ku në këtë numër bëjnë pjesë vëzhgues afatgjatë, afatshkurtër si dhe përkthyes të huaj. Këta vëzhgues do të monitorojnë procesin parazgjedhor si dhe atë paszgjedhor në 23 qershor.

Ndërkohë që vetëm mbledhjen e djeshme u pranuan kërkesat për akreditimin e 896 vëzhguesve. Numri i tyre sa vjen dhe shtohet nga organizatat e ndryshme kombëtare, por dhe ndërkombëtare, të cilat janë të interesuara për monitorimin e procesit zgjedhor në vendin tonë. Një vëmendje këto zgjedhje që pritet të mbahen për pak ditë, kanë tërhequr edhe nga vëzhguesit e shteteve fqinje, siç janë nga Maqedonia e Kosova.

Vetëm OSBE/ODIHR ka akredituar mbi 400 vëzhgues afatashkurtër dhe afatgjatë. Faktori ndërkombëtar në vendin tonë gjithmonë e më shumë po bën apel se partitë duhet të tregohen të kujdeshme me anëtarët e tyre si dhe me komisionerët në QV, ZAZ e GNV duke u bërë thirrje për respektimin e Kodit Zgjedhor, pasi janë nën monitorimin e tyre.

Deri më tani kanë dalë dy raporte nga vëzhguesit e huaj nga OSBE/ODIHR, si dhe Këshilli Europain, por edhe nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në vendin tonë, të cilët lëshojnë kritika për konstituimin dhe më shumë trasparencë të institucionit që administron procesin zgjedhor. Gjithësesi edhe mbledhjen e sotme të KQZ është parashikuar një numër i madh vëzhguesish që do të akreditohen nga organizata brenda vendit.

Edhe SHBA ka akredituar një numër vëzhguesish, të cilët në ndryshim nga viti 2009, kur SHBA-ja financoi një numër të konsiderueshëm vullnetarësh shqiptarë, të cilët gjithsesi nuk kishin akses të mjaftueshëm në grupet e numërimit dhe në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, kësaj radhe, grupi i monitoruesve sipas projektit amerikan, do të kenë stemën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Githësesi numri i tyre ka ardhur në rritje.

RËNDËSIA

Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, konsiderohen si një nga proceset zgjedhore më të rëndëishëm të vendit tonë, duke marrë parasysh këtu edhe faktin se realizimi i tyre në përputhje me standartet e kërkuara do të jenë një notë pozitive për plotësimin e rekomandimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Kjo ka bërë që një numër i konsiderueshëm nga vëzhguesit e vendeve europiane të jenë të interesuar për të vëzhguar votimin si dhe fushatën zgjedhore të partive. Rëndësia e monitorimit fillon që nga monitorimi i listave zgjedhore, të cilat kanë patur probleme lidhur me votuesit që janë pa adresë të qendrës së votimit.

Një rëndisi tjetër është verifikimi i votuesve nëpërmjet këtyre listave, proces ky që ka filluar të bëhet që me publikimin e listave përfundimtare nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)  04.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës