Ekipi vëzhgues, që kryesohet nga ekspertja britanike Audrey Glover, nisi zyrtarisht misionin në Tiranë më 15 maj. Që nga viti 1996 ky është misioni i 12-të që ODIHR sjell në Shqipëri, ndërsa i fundit ishte ai që monitoroi zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013.
Në nisje të punës, shefja e misionit tha se ekipi vëzhgues i drejtuar prej saj do të ndjekë të gjithë procesin zgjedhor, përfshirë mbulimin dhe pasqyrimin e tij në media.
Gjithashtu, Glover theksoi se vlerësimet e misionit do të jenë tërësisht teknike, ndërsa raporti përfundimtar do të dalë 8 javë pas mbajtjes së procesit zgjedhor