KQZ angazhon 12 persona PAK si
specialistë në zgjedhjet e qershorit
Për herë të parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015, do të angazhojë si specialistë pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, 12 Persona me Aftësi të Kufizuara, të cilët i trajnoi sot në ambientet e KQZ-së.
TIRANE - Për herë të parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015, do të angazhojë si specialistë pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, 12 Persona me Aftësi të Kufizuara, të cilët i trajnoi sot në ambientet e
KQZ-së.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e KQZ-së, znj. Luzi tha se, KQZ ka vendosur të çojë në një nivel tjetër bashkëpunimin me Personat PAK, dhe angazhimi i tyre ne 12 Zyrat Rajonale Zgjedhore, në 12 qarqet e vendit e tregon këtë më së miri.
“
Ju nuk jeni vetëm votues por edhe pjesëmarrës aktiv në procesin zgjedhor. Angazhimi juaj në Zyrat Rajonale Zgjedhore do të shërbejë si një urë lidhëse mes KQZ-së dhe zgjedhësve PAK, në mënyrë që e çdo problematikë që do të evdientohet, të bëhen përpjekjet maksimale për t’i dhënë zgjidhje para datës 21 Qershor. KQZ ka bashkëpunuar me ju edhe në zgjedhjet e kaluara dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me ju për zgjedhjet e 21 qershorit 2015”, tha znj. Luzi.
Kryetarja e KQZ-së, Zëvëndëskryetari dhe Anëtarët, gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e Personave me Aftësi të Kufizuar, ndër të tjera kanë siguruar së KQZ po punon intensivisht, që të bëhet e mundur prodhimi i shabllonëve që ndihmon zgjedhësit që nuk shikojnë për të votuar në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
Nga ana e tyre 12 personat PAK, shprehën vlerësimet e tyre pozitive për mundësinë që Komisioni Qendror i zgjedhjeve ju ka dhënë, duke i punësuar por edhe duke i përfshirë në mënyrë aktive në procesin zgjedhor. Ata dëshmuan para Komisionerëve, përgjegjësinë maksimale për realizimin me sukses të detyrës së ngarkuar nga KQZ.
Personat e angazhuar në Zyrat Rajonale Zgjedhore do të kenë detyrë të ndjekin në dinamikë problematikat e zgjedhësve PAK dhe evidentimin e tyre në kohë, me qëllim marrjen e mënjëhershme të masave për zgjidhjen e saj, në Qendrat e Votimit dhe Zonat e Adminsitrimit Zgjedhor të qarkut përkatës.
Periudha e angazhimit të tyre, do të jetë dy muaj para ditës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve.
Pas trajnimit të zhvilluar nga Administrata e KQZ-së, të 12 personat që do të angazhohen në ZRZ, kanë nënshkruar kontratat e punësimit me KQZ-në.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të partive politike, përfaqësues të Prezencës së
OSBE-së dhe organizatave të tjera që operojnë në fushën e zgjedhjeve.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2477
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50