Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje partive politike që të dorëzojnë sot propozimet për anëtarë të KZAZ-ve. Nëse PD nuk i dorëzon listat e saj, Edi Rama do i bëjë sërish ftesë për dialog liderit demokrat për të arritur një konsesus lidhur me procesin zgjedhor lokal i përcaktuar të mbahet në datë 30 Qershor.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha theksoi se KQZ nuk do të tolerojë asnjë vonesë, pasi vonesat dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve.
"Data 18 Mars shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për KZAZ-të. Deri tani asnjë nga partitë politike që e gëzojnë këtë të drejtë, nuk ka sjellë pranë KQZ-së propozime për komisionerë të nivelit të dytë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KZAZ-ve që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ.
KQZ këkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Mos respektimi i afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.
KQZ-ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cënimin e administrimit të procesit zgjedhor. Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve", u shpreh Hoxha.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
53.7%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 7678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ i bllokoi mazhorancës projektligjin për Burgjet e Hapura, Kuvendi e çon në KAS: Nuk ka lidhje me zgjedhjet! Hidhet shorti, ja kush u caktua relator (DOKUMENTI)
21 Shkurt, 17:56
-
Diaspora kërkon miliona euro shtesë për votën me postë! Celibashi 2 propozime partive për shtrirjen e votimit elektronik
21 Shkurt, 15:51
-
Parandalimi i krimeve zgjedhore/ Dumani i përgjigjet Ramës: Askush s'duhet të ketë frikë sa kohë bën detyrën, hetimi do kryhet pa ndikim politik
21 Shkurt, 12:43
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 20 parti politike, Basha ende pa kërkesë
21 Shkurt, 10:21
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 160 mijë shqiptarë të diasporës regjistrohen në PER, kreu i KQZ, Celibashi: Ata që refuzohen mund të riaplikojnë pa kufizim
21 Shkurt, 09:29
-
SPAK i përgjigjet Ramës, publikon strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimit zgjedhor! Ja 4 piketat kryesore, mes tyre monitorim mediave dhe rrjeteve sociale
20 Shkurt, 16:28
-
Vota e diasporës/ 200 mijë aplikime, pranohen 158 mijë! Refuzohen 37 mijë të tjerë! Kryesojnë shqiptarët në Itali
20 Shkurt, 14:13
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Fletë votimi gjigande, Tirana me të paktën 350 emra kandidatësh, përmasat 59 cm me 42 cm! Report Tv siguron modelet
20 Shkurt, 10:04
-
Vota e diasporës/ Edhe 2 javë afat, 192 mijë aplikime, refuzohen 37 mijë
19 Shkurt, 15:24
-
KAS rrëzon KQZ: Kuvendi të miratojë 'Paketën e maleve' e pr/ligjin për TVSH në Bujqësi! Celibashi pezullon ligjin për të burgosurit (DOKUMENTI)
19 Shkurt, 08:33
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Partitë regjistrohen më 25 shkurt, në prill nisen fletët drejt diasporës! Celibashi: S’kam detyrime të ndryshoj rregullat për ‘ID e huaja'
18 Shkurt, 11:24