KQZ, Arvizu: Liderët politikë
të paaftë për kompromis

KQZ, Arvizu: Liderët politikë<br />të paaftë për kompromis
FIER - Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu fshikulloi klasën politike për mos gjetjen e një konsensusi për konstituimin e KQZ, kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Nga qyteti i Fierit, ku sot paradite zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë Baftjar Zeqo, Arvizu kritikoi publikisht udhëheqësit politikë të cilët "në mënyrë unike janë të paaftë" për të arritur një zgjidhje. Arvizu thotë që të gjithë palët duhet të bëjnë lëshimet e tyre. Megjithatë si diplomat, ambasadori thotë se nuk është kurrë asnjëherë vonë.

"Mendoj se kemi folur gjerësisht lidhur me shqetësimet për KQZ. S'jam i sigurt se cfarë mund të shtoj më shumë. Eshtë vërtetë për të ardhur keq që KQZ nuk është plotësisht e konstituuar. Dhe kjo në fakt nuk ndihmon në zhvillimin e proceseve zgjedhore sic janë skicuar për të funksionuar. Nuk është asnjëherë kurrë vonë dhe supozoj se duhet të ketë një vullnet nga ana e partive dhe aktorëve politike që të gjejnë mënyrën që KQZ të jetë plotësisht e konstituuar. Qartatazi, për ta bërë këtë, të gjitha palët duhet të bëjnë kompromis nga pak. Udhëheqësit shqiptarë duket se janë në mënyrë unike të papaftë për ta realizuar këtë."

AMBASADA E SHBA MISION VEZHGUES NE FIER, DO DREJTOHET NGA ZV/ AMBASADORI
Zv/ ambasadori i SHBA-së në Tiranë  Henry V. Jardine do të jetë në krye të misionit të vëzhguesve nga ambasada i cili do të akreditohet në qarkun e Fierit të dielën e 23 qershorit. Kjo u bë e ditur nga vetë ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu.
“Do vëzhgojmë nga afër procesin e votimit dhe të numërimit në Fier.  Ambasada do të ketë vëzhguesit e saj dhe kryesuar nga zv/ambasadori.”- tha Arvizu pas takimit me kryetarin e bashkisë Baftjar Zeqo në ambientet e bashkisë së Fierit.

ARVIZU: VOTONI, PASI TE DEGJONI CFARE THONE KANDIDATET, JO SKENOGRAFITE
Arvizu u kërkon votuesve të degjojnë çfarë thonë kandidatët për çështjet e ndryshme dhe të mos shohin shpenzimet për skenografitë elektorale

“Dua të falenderoj pjesësmarrësit se debati është i rëndësishëm. Stili i zhvillimit të kësaj forme debati është ndryshe nga ajo që shqiptarët janë mësuar por është diçka që votuesit amerikanë presin, por qartazi kjo është Shqipëri e jo SHBA.
Besoj se në cdo demokraci është e rëndësishme që të bëjnë zgjedhje të informuara dhe për këtë është e rëndësishme të dëgjohen nga kandidatët në mënyrë të drejtëpërdrejtë  se cili është qëllimi për çështje të caktuara, dhe nëse do të doni të shikoni një aktivitet që shpenzohet shumë për arredimin skenik ndiqni Kënga Magjike 2013”

Vizita e ambasadorit të SHBA-së ndodh disa ditë pasi në këtë qark u dhunua fizikisht kandidati i FRD-së, Mit’hat Hoxha. Ngjarja ndodhi më 9 qershor në Roskovec të Fierit. Gjatë qëndrimit në Fier Arvizu zhvilloi edhe një takim me gratë përfaqësuese të 5 partive kryesore në Fier, ku u diskutua për rolin dhe pjesëmarrjne e tyre në politikë.

Arvizu po zhvillon tur në gjithë vendin, duke takuar drejtuesit vendorë. Ditë më parë u takua dhe me kryetarin e bashkisë Durrës dhe kryetarin e bashkisë së Kukësit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre