KQZ, Biba: Heshtja për popullsinë
në Kukës, e papranueshme

KQZ, Biba: Heshtja për popullsinë<br />në Kukës, e papranueshme
TIRANE- Nënkryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Denar Biba e ka cilësuar të papranueshme heshtjen e Ministrisë së Brendshme ndaj kërkesës së dytë të disa prej anëtarëve për informacione shtesë mbi rritjen e popullsisë në Qarkun e Kukësit, ndonëse kanë kaluar mbi 10 ditë.

"Kanë kaluar më shumë se 10 ditë rreth 12 , 13 ditë që nga dita që i kemi kërkuar një informacion të dytë ministrisë së Brendshme, nuk ka ardhur ende informacioni. Eshtë e pajustifikueshme mos ardhja e atij informacioni, sido që të ishte ajo shkresë ishtë një shkresë zyrtare e dërguar nga funksionarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejtuar një enti publik, një institucioni të ministrisë. Qoftë edhe refuzuese duhet të kishte ardhur përgjigja formale. Praktikisht nuk ka asnjë përgjigje.Më shumë se kaq nuk di ç’të them."- tha Biba.

Gjatë mbledhjes së të mërkurës KQZ duhej të diskutonte ndarjen në KZAZ, numri I të cilave pritet të rritet në disa bashki të mëdha. Me propozim të PS, mbledhja u shty për të premten, me qëllim njohjen me materialin voluminoz si dhe për t’I dhënë kohë dy bashkive, Vlorës dhe Elbasanit, për t’iu përgjigjur KQZ-së. Kjo e fundit kohë më parë u kishte kërkuar bashkive të mëdha një mendim. Përfaqësuesi i PD, Kosovrasti, si dhe disa anëtarë nuk ishin dakort me shtyrjen por në fund të gjithë votuan në favor.
(im/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë