Çështja e ndarjes se Zonave të Administrimit Zgjedhor, ndarja e mandateve si dhe listat e zgjedhësve apo dhe raportimet e gjetjeve që ka bërë në këto lista auditi teknicien i propozuar nga vetë Biba, kanë qenë pikat e nxehta të nënvizuara nga anëtarët e propozuar nga PS në KQZ; për të cilat janë dhënë shpjegime të detajuara në raportin e dorëzuar misionit të ODIHR. “Procesi i vendimmarrjes në KQZ është paragjykuar dhe paravendosur.
Konsensusi është arritur vetëm për vendime të një rëndësie të vogël dhe propozimet e pakicës në KQZ janë pranuar vetëm një numër të vogël rastesh” shkruhet në dokumentin që i është dorëzuar ODIHR-it. Ndër të tjera në raportin prej 10 faqe citohet edhe fakti që Ministria e Brendshme nuk ka marrë në konsideratë gjetjet që janë bërë në listat e zgjedhësve nga ekperti i propozuar nga Biba, duke bërë që këto lista të mos evidentojnë gabimet e shumta. “Ne mendojmë se gjetjet e lartpërmendura janë serioze dhe kërkojnë vëmendje të plotë dhe veprimet e shpejta nga MPB.KQZ-ja duhet të dërgojë në përputhje me afatet e përcaktuara në Kodin, menjëherë gjetjet dhe shpjegimin e kërkesës së raportit të auditorëve në MPB. Kjo nuk ka ndodhur me raportin e fundit të një prej auditorëve (propozuar nga Zëvendëskryetari i KQZ-së), ku statistikat dhe listat e përpunuara nga ai, u dërguan në MPB, me dhjetë ditë vonesë”, thuhet në raport.
AFATET E SHKELURA
Duke marrë shkas nga afatet e tejkaluar nga KQZ, përfshirë këtu edhe afatin që ishte përcaktuar për miratimin e rregullores (brenda 60 ditëve të para të KQZ)në fakt, si Kodin Zgjedhor të rishikuar rishtazi, në artikullin e saj neni 184, është i një rëndësie të madhe miratimi i (ri) Rregullores së Punës të KQZ-së. “Afati i fundit për miratimin e tij ka kaluar që nga 26 dhjetor 2012. Një draft në formën e ndryshimeve të rregullores, u propozua për shqyrtim në datën 23 dhjetor të vitit 2012 në KQZ, por që materiali nuk ishte i plotë, në përputhje me dispozitat e ligjit, ai u shty për diskutim në një periudhë më vonë. Deri tani KQZ-ja nuk e ka miratuar ende një rregullore”, thuhet në raport.
SHQETESIMI I LISTAVE
Zvendëskryetari i KQZ, në memo ka risjellë edhe një herë në vëmendje shqetësimin e listave të zgjedhësve, të cilat duhet të jenë transparente, të sakta si dhe Ministria e Brendshme të njoftojë çdo votues. “Ne do të donim për të sjellë në vëmendjen tuaj se kjo përdoret për të qenë një shqetësim që trajtohet edhe në OSBE/ ODIHR ku janë dhënë dhe rekomandime për zgjedhjet e 2011, duke përmendur se:”Në mënyrë që të rrisin transparencën dhe saktësinë e listave të zgjedhësve, si dhe duke u mbështetur në përmirësimin e listave të zgjedhësve reflektuar në këto zgjedhje, Ministria e Brendshme dhe autoritetet lokale duhet të rrisin përpjekjet për të siguruar që të gjithë votuesit në listat e votuesve kanë një adresë të saktë”, thuhet në raport.
NDARJA E MANDATEVE
Një tjetër shqetësim që është raportuar në këtë raport është pikërisht edhe ndarja e mandateve. “Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe parimet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, shpërndarja e mandateve parlamentare duhet të synojë që çdo votues do të ketë një votë të barabartë ponderuar në zgjedhjen e përfaqësuesve.Parimi një person, një votë, duhet të aplikojë, si dhe në kuadër të sistemit zgjedhor secilit shtet. Mandatet duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë midis zonave. “Anëtarët e KQZ-së, nuk pranuan të votojnë (as “pro” dhe as “kundër”) vendosjen e mandateve për zgjedhjet e 2013, për shkak se: a. ne kemi patur të mohuar informacionin nga Ministria e Brendshme, në lidhje me rritjen e habitshme të popullsisë në katër komunat malore të vogla të rajonit të Kukësit në vetëm tre muaj, dhe b. ajo është shkelur parimin e barazisë së votave”, thuhet në raport.
NUK INFORMOHET LLESHI
Ndërkohë që sipas kryetares së këtij komisioni, ky material nuk u është dorëzuar anëtarëve të tjerë në KQZ, ç`ka ka ngjallur dhe debate që me nisjen e mbledhjes.”Edhe sot tek OSBE/ODHIR-i po jua bëj me dije kolegëve, zoti Biba paraqiti një dokumentacion për të cilin unë nuk e di se çfarë shkruante brenda dhe e ka paraqitur pa e ditur fare se çfarë është. Ndoshta për etikë profesionale një kopje të asaj mund të m’a kishte lënë dhe mua”, u shpreh Lleshi. Ndërsa në lidhje me këtë Biba u shpreh: “Po si të më mohosh të drejtën e fjalës këtu, patjetër që do t`i drejtohem atyre se ata më kanë mbetur. E nderuara kryetare bëri një ekspoze të mbarëvajtjes së punës sikundër ka shkuar. Unë tregova qasjen time në lidhje me këtë mbarëvajtje. Atë që thashë me gojë e dorëzova dhe me shkrim. Asgjë përtej atyre që juve dini, asgjë përtej atyre që ne dëshironim t`i kishim edhe në raportin që i shkoi Kuvendit të Republikës”, iu drejtua Biba kryetares së KQZ.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)