KQZ Celebron për herë të dytë
Ditën Botërore të Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve celebron nesër Ditën Botërore të Zgjedhjeve në Qendrën Rinore Tirana.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një njoftimi për mediat bën të ditur se “Ditën e enjte, 4 shkurt 2016, në orën 09.30,  celebron Ditën Botërore të Zgjedhjeve.

Dita Botërore e Zgjedhjeve do të organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mirqënies Sociale dhe Rinisë dhe Institutin e Kulturës Rome (IRCA), në kuadër të bashkëpunimit të vijueshëm institucional me  të gjithë aktorët, institucionalë apo shoqëri civile, angazhimi i të cilëve është kontribut i vyer për suksesin e punës së KQZ-së në përmbushje të misionit për edukimin zgjedhor të shtetasve. /a.ke/

E enjtja e parë e Shkurtit të çdo vitit është “Dita Botërore e Zgjedhjeve”. KQZ, për herë të dytë e sjell këtë ditë pranë qytetarëve shqiptarë, duke synuar që përmes aktiviteteve,  të përcjellë mesazhe për gurin e themelit të demokracisë votën e lirë, të fshehtë, të barabartë, të drejtpërdrejtë.

Në axhendën e celebrimeve përfshihet prezantimi i njërit prej projekteve edukuese për komunitetin rom, të hartuar nga KQZ në bashkëpunim me IRCA, bashkëpunimin i cili starton qysh për zgjedhjet vendore 2015, dhe do të institucionalizohet në këtë ditë të rëndësishme përmes nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi.

Përcjellja e mesazheve të rëndësishme për proceset demokratike në vend, nëpërmjet diskutimeve të hapura me të rinj të shkollave të mesme, studentë, persona me aftësi të kufizuar, synon jo vetëm përmbushjen e qëllimit të kësaj Dite, por edhe përcjelljes së mesazhit të KQZ –së “ Ju jeni protagonistë jo vetëm të  Ditës Botërore të Zgjedhjeve, por të çdo procesi zgjedhor. ATSH

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Prezantohet projekti i stadiumit të ri modern, pronarët e Romës: Ai mishëron pasion