KQZ,Celibashi: S’ka riformatim
pa formulë të qëndrueshme

TIRANE- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Florian Rauning kërkoi dje plotësimin e tri vendeve bosh në KQZ. Në konferencën e organizuar dje, ai theksoi se përbërja e KQZ ka penguar ndjeshëm funksionimin e institucionit dhe kërkoi angazhim maksimal për plotësimin e vakancës.

“Kuvendi shqiptar duhet të marrë hapa të menjëhershëm për të plotësuar vendet vakante në KQZ. Përbërja e pjesshme e KQZ-së e ka penguar ndjeshëm funksionimin e saj siç duhet, duke përfshirë edhe administrimin e zgjedhjeve. Si një hap konkret drejt ç’politizimit të administratës zgjedhore, Prezenca dhe Këshilli i Evropës po e ndihmojnë KQZ-në që të krijojë një platformë të përhershme trajnimi, e cila do t’u ofrojë trajnim të specializuar komisionerëve zgjedhorë dhe aktorëve të tjerë të interesuar për zgjedhjet gjatë të gjithë ciklit zgjedhor. Përmbushja e kuotës zgjedhore është një tjetër çështje që duhet shqyrtuar me kujdes”,- tha Rauning.


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri