Diskutimi i projektvendimit “Për shqyrtimin e raportit të Bordit të Monitorimit të Medias, për datën 31.05.2013 deri më 06.06.2013”, është shoqëruar me debate.
Sipas Kryetares së KQZ-së, Lefterije Luzi (Lleshi), “raporti nuk përmban as diskutime dhe as sugjerime.
Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj, tha se “Posta Shqiptare dhe FSHZH i bëjnë reklamë qeverisë”, duke akuzuar me pas KQZ se “po punon me dy standarde”.
Duke vijuar akuzat për anshmërinë e mbajtur nga ana e KQZ, Gjonçaj tha se “ky institucion i jep oksigjen PD-së duke zvarritur reklamën për postën dhe FSHZH”.
Pas këtyre debateve përfaqësuesit e PS, Gjonçaj dhe Salianji janë larguar nga mbledhja e KQZ-së.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)