KQZ, dilema për mediat:Monitorim
sipas koalicioneve apo partive
KQZ-ja është vënë në vështirësi sot për të vendosur lidhur me kohën e kompensimit që mediat duhet t’u japin subjekteve politike në bazë të të dhënave të Bordit të Medias, që kishte monitoruar kohën televizive në bazë të koalicioneve dhe jo partive.
TIRANË – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është vënë në vështirësi sot për të vendosur lidhur me kohën e kompensimit që mediat duhet t’u japin subjekteve politike në bazë të të dhënave të Bordit të Medias. Bordi i Medias kishte monitoruar kohën televizive në bazë të koalicioneve, por kjo ishte në kundërshtim me ligjin, siç u shpreh anëtari i
KQZ-së, Klement Zguri, sepse duhej matur koha e çdo partie. Anëtarja e KQZ-së, Shtjefni, nga ana e saj sugjeroi që propozimet e ardhura njëzëri nga Bordi, të miratoheshin, në kushtet kur Komisioni nuk ishte në gjendje teknikisht t’i verifikonte të dhënat, kurse propozimeve të bëra nga pak anëtarë, t’u jepej më shumë kohë për shqyrtim.
“Nuk është se kemi shumë mundësi për të verifikuar teknikisht të dhënat e monitorimit, por Bordi ka bërë punë kolosale dhe unë besoj në punën e tij. Problematika dhe ndoshta diskutimi do jetë më i gjërë. Jam dakord që të miratohen të gjitha ato propozimet që janë bërë. Na duhet më shumë kohë për të vlerësuar për spotin e Postës Shqiptare, që ka ardhur si kërkesë nga vetëm tre anëtarë. U kërkoj të gjithë anëtarë t’i miratojmë propozimet e bëra dhe për ato që janë bërë nga pak anëtarë, të marrim më shumë kohë”.
Kolegu i saj, Klement Zguri e kundërshtoi këtë ide: “ Kur ne hyjmë për të analizuar raportin, mendoj se jemi në kundërshtim me atë që kërkon Kodi. Bëhet fjalë që raportet nga Bordi të jenë nga çdo subjekt zgjedhor. Në raport ne shohim se është monitoruar në kuadër vetëm të koalicionit dhe balancat kërkojnë vetëm për koalicionet, kur ligji e ka për partitë politike. Po kujt subjekti do t’i kërkojmë kompensim? Për momentin nuk kemi çfarë të bëjmë, por raportin e ardhshëm ta bëjmë për çdo parti, çdo kategori dhe mbi atë bazë të vendosim kompensimin”.
Përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti propozoi që: “ Operatorët të kompensojnë koalicionet e le ta marrim këtë si një takim të parë me Bordin dhe shifrat i shohim në mbledhjen tjetër mbi ato të dhëna që do kenë grumbulluar. Konsideratat lidhur me raportet do ishte mirë të jepeshin me shkrim, nga të dyja palët, si ato që janë dakord, ashtu edhe nga ata që nuk janë”. Në fund, kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi vendosi: “Ta shtyjmë për nesër vendimarrjen tonë, përfshirë edhe propozimin për spotin e Postës Shqiptare.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44