TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka festuar sot ditën Botërore të Zgjedhjeve me maturantë nga të gjitha shkollat e mesme të kryeqytetit, me anëtarë të forumit Rinor të Personave me Aftësi të Kufizuar, nxënës të ciklit 9-vjeçar, përfaqësues të OSBE-së dhe organizatave civile që vëzhgojnë zgjedhjet.
Zv/kryetari i KQZ-së, Denar Biba, duke i uruar mirëseardhjen të rinjve në ambientet e KQZ-së, shpjegoi për ta rëndësinë e Ditës Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, si një mesazh i rëndësishëm për forcimin e proceseve demokratike në Shqipëri dhe në botë. Biba u bëri apel të rinjve, që të jenë aktivë në jetën politike të vendit, duke mos u treguar indiferentë ndaj procesit të votimit, por të ushtrojnë gjithmonë të drejtën për të votuar duke bërë zgjedhjen e tyre në mënyrë individuale dhe të pavarur. Biba vuri theksin tek rëndësia e votës si gur i themelit të demokracisë në vend.
Axhenda e veprimtarive të kësaj dite, i kushtonte një sesion të veçantë Personave me Aftësi të Kufizuara. Anëtarë të Forumit Rinor të personave PAK, prezantuan për të pranishmit aspiratat dhe vendosmërinë e tyre, që pavarësisht nga pengesat objektive, apo subjektive sikundër papërshtatshmëria e objekteve që shërbejnë si qendra votimi për këtë grupim, të bëjnë të gjitha përpjekjet për të mundësuar që çdo individi të këtij grupimi t’i krijohen kushtet e përshtatshmërisë për të ushtruar të drejtën e votës në mënyrë individuale.
Në këtë përpjekje, të rinjtë PAK shprehën vlerësimin e tyre për vëmendjen, përkushtimin dhe punën që KQZ, sikundër dhe organizmat ndërkombëtarë kanë treguar për shmangien e barrierave për ta në procesin e votimit, me qëllim që edhe ata ta kryejnë aktin e votimit barazisht si të gjithë zgjedhësit e tjerë.
Me të rinjë e shumtë që vizituan gjatë gjithë ditës së sotme institucionin që organizon dhe administron procesin zgjedhor, u bashkëbisedua për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, për procedurat e votimit në qendrën e votimit, për fenomene negative që cënojnë procesin zgjedhor si votimi familjar, për të drejtat dhe detyrimet e zgjedhësit në proces.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com