Opozita në rrugë/ KQZ gati tenderin për materialet e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit

Kur skena politike e vendit po shoqërohet ditë pas dite me zhvillime dinamike që kulmuan me djegien e mandateve të opozitës, zgjedhjet vendore të programuara në 30 qershor, pritet të hapin të tjera debate politike mes palëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat e prokurimit për të siguruar materialet që do të përdoren në zgjedhjet e qershorit 2019. Dy procedurat e para janë blerja e bojës shënjuese dhe ajo për blerjen e vulave (kodeve) të sigurisë. Fondi limit për këtë procedurë është 38.3 milionë lekë.

Dy procedurat e para duket se janë blerja e bojës “timbruese” (shënjuese). Referuar dokumenteve kjo bojë duhet të ketë një sërë karakteristikash si të jetë e dukshme me shikim të lirë, të mos hiqet të paktën për 24 orë, të ketë efekt të menjëhershëm, me ngjyrë të zezë. Po kështu boja duhet të jetë e padëmshme për organizimin si dhe e pacenueshme nga agjentët atmosferikë. Fondi limit për këtë procedurë është caktuar në 12.1 milionë lekë.

Një tjetër procedurë e hapur po nga KQZ është ajo për blerjen e kodeve të sigurisë për zgjedhjet vendore. Vulat me kodet e sigurisë që do të përdoren në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të 30 qershorit do të jenë të reja, me ngjyrë të bardhë dhe me numër unik 6-shifror sqaron KQZ .

Vulat me kodet e sigurisë rezervë që do t’u dërgohen qendrave të votimit, duhet  të jenë të reja dhe të kenë ngjyrë të verdhë” thuhet në dokumentet e bëra publike nga KQZ duke specifikuar dhe procedurën. Fondi limit për këtë procedurë është 26.2 milionë lekë. Subjektet e interesuara do të duhet të paraqesin ofertat e tyre lidhur me ketë procedurë deri në 28 mars 2019 pasi ky është afati që ka lënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë