KQZ: Gjobë PS, PD e LSI nuk
kanë plotësuar kuotat gjinore
KQZ i mbledhur pasditen e së shtunës, ka miratuar listat shumëemërore të kandidatëve të partive politike të regjistruara për zgjedhjet e 23 qershorit, ndersa per 3 partite e mëdha PS-PD-LSI ka vendosur gjoba pasi nuk kanë plotësuar kriterin gjinor të përfaqesimit të grave në disa qarqe.
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i mbledhur pasditen e se shtunes, ka miratuar listat shumëemërore të kandidatëve të partive politike të regjistruara në
KQZ për zgjedhjet e 23 qershorit, ndersa per 3 partite e medha PS-PD-LSI ka vendosur gjoba per shkak se nuk kane plotesuar kriterin gjinor te perfaqesimit te grave ne disa qarqe.
Sipas KQZ, Partia Socialiste nuk ka respektuar kriterin gjinor në qarqe si: Tirane, Gjirokastër, Elbasan, Durrës, Kukës, Dibër, prandaj është vendosur për të sanksioni administrativ prej 6 mln lekë gjobë.
Po kështu edhe Partia Demokratike nuk ka përmbushur kriterin e përfaqësimit gjinor në Elbasan, Kukës, Dibër, Berat, duke e gjobitur me 4 mln lekë. Po kështu është gjobitur edhe LSI me 4 milione leke per qarqet Berat Kukës, Durrës dhe Gjirokastër.
Ne perfundim te mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat e 14 partive, ndërsa vendosi të kthejë për plotësim të këtyre listave për 3 parti politike.
Ne KQZ janë regjistruar 66 parti, që do të konkurojnë në zgjedhjet e 23 qershorit, 61 prej të cilave janë përfshirë në dy koalicionet parazgjedhore, ndërsa vetëm 4 do të garojnë të vetme.
VERIFIKIMI I LISTAVE SHUMEMEROREPartia Demokratike ka bërë një tjerë ndryshim në listën shumëemërore në Qarkun e Shkodrës,ku ka ndryshuar kandidatin me numër rendor 10 kunë listat e para ka qenë Merita Gradeci (Ahmteagaj),kun ë vend të saj është vendosur Irma Musa Kopliku Allushi.
Ndërkohë që edhe në Qarkun e Triranës kishte ndryshuar pikërisht dy kandidatë atë më numër rendor 20 ku është vendosur Baki Shehi dhe në vend të 32 është future në listë Greta Koçi, të dy emra që kanë përjashtuar nga lista shumëemërore Sahit Dollapin dhe Krenar Alimehmetin.
Pas shumë ditësh, vetëm dje u bë e mundur publikimi i listave shumëemërore të partive nga ana e KQZ. Edhe LSI ka ndrshuar në qarkun e Shkodrës renditjen e kandidatëve nr 5 Artan Bushati me Ridvan Hebaj numër 3.
Ndërkohë që në qarkun e Elbasanit LSI ka larguar nga lista kandidatin me nr.14 Veiz Boja dhe nr 16 Agron Roka ku ende nuk i ka zvednësuar ata. Edhe në Fier nr. 6 Frederik Çuko është ndërruar me nr 7 Elinor Shani. Ndërkohë që sot pritet të shqyrtohen dhe listat shumëemërore të 12 partive, ndërmjet tyre PS, PD LSI.
KANDIDATË TË NJËJTËKQZ ktheu për plotësim të listave shumëemërore 5 parti nga 22 që u shqyrtuan dje, kjo për shkak se kandidatë të njëjtë ishin regjistruar në parti të ndryshme.
Redaksia Online
(b.m/shqitarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2997
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44